Lajme
Zvicër: Sanksione të reja ndaj Rusisë, ‘ngrihen’ asete prej 7.5 miliardë frangash
Zvicra ka zgjatur shtrëngimin e saj lidhur me Ukrainën mbi asetet ruse dhe tani ka ngrirë një total prej 7.5 miliardë frangash (8 miliardë dollarë, 7.3 miliardë euro).
Zyrtari i Ministrisë së Financave, Erwin Bollinger, muajin e kaluar kishte dhënë një vlerësim fillestar prej 5.75 miliardë frangash – duke përfshirë pasuritë e paluajtshme të zotëruara nga shtetas rusë me bazë në Zvicër – ndërsa parashikonte se shuma do të rritej, njofton albinfo.ch.
Zvicra, tradicionalisht neutrale, vendosi katër ditë pasi Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt për t’u lidhur me sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Moskës, duke i detyruar bankat të transmetojnë informacione për klientët ose firmat e synuara.
Menjëherë pas pushtimit, Presidenti Ignazio Cassis paralajmëroi se neutraliteti nuk mund të barazohej në praktikë me indiferencën përballë agresionit rus.
Partia Socialiste e Zvicrës madje i tha AFP-së të enjten se i konsideronte sanksionet si një përgjigje shumë “pasive” dhe ishte ankuar në qeveri.
Ministria e Financave theksoi se kishte hartuar një dokument që këshillonte autoritetet kantonale se si duhet të zbatohen sanksionet.
Ky shtet tani ka ngrirë një total prej 7.5 miliardë frangash (8 miliardë dollarë, 7.3 miliardë euro). /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina Anëtari zviceran i ekuipazhit të anijes turistike MV Hondius, e prekur nga një epidemi hantavirusi, ka... -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë











