Lajme
Numri i emigrantëve në Zvicër, ndër më të lartit në Evropë
2.49 milionë banorë, nga 8.7 milionë banorët e përgjithshëm, kanë lindur jashtë Zvicrës.
Një studim i ri që fokusohet në numrin e banorëve të lindur jashtë vendit zbuloi se ndërsa në shkallë globale Zvicra e gjen veten në vendin e 16-të, ajo renditet e katërta në Evropë, njofton albinfo.ch.
Gjetjet, bazuar në të dhënat nga Departamenti i Çështjeve Ekonomike dhe Sociale të Kombeve të Bashkuara, tregojnë se vetëm katër ‘mikro-kombe’ – Lihtenshtajni, Monako Andorra dhe Luksemburgu – kanë përqindjen më të lartë të të huajve në Evropë, me 72,8 për qind, 67,9 për qind, përkatësisht 50 për qind dhe 47.9 për qind.
Përqindja e Zvicrës është 28.8 për qind, që do të thotë se 2.49 milionë banorë, nga 8.7 milionë banorët e përgjithshëm, kanë lindur jashtë vendit.
Sipas gazetës Watson, “nëse do të merreshin parasysh vetëm vendet me të paktën një milion banorë, Zvicra do të ishte në vendin e parë në Evropë”. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina Anëtari zviceran i ekuipazhit të anijes turistike MV Hondius, e prekur nga një epidemi hantavirusi, ka... -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë













