Shqipëria
Si u shfrytëzuan 9 milionë eurot e dhëna nga Zvicra për rindërtimin pas tërmetit në Shqipëri?
Përpjekjet për rindërtim në Shqipëri pas tërmetit të nëntorit 2019 përfshijnë edhe objekte shëndetësore.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri Ogerta Manastirliu, Ambasadori i Zvicrës Adrian Maître dhe Kryetarja e Bashkisë Durrës Emiriana Sako, vizituan qendrën e rë shëndetësore në Ishëm. Objekti i kësaj qendre u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe u ndërtua prej themeleve pas shembjes së godinës së vjetër.
Gjatë vizitës, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e shpejtë të qeverisë zvicerane. “Kjo është një qendër model”- shtoi Manastirliu, “Jam shumë e kënaqur me standardet e larta të qendrës ku komuniteti mund të marrë shërbime më të mira shëndetësore.”, transmeton Albinfo.ch.
Ambasadori i Zvicrës Adrian Maître tha se mbështetja zvicerane për shëndetësinë në Shqipëri po rritet. Zvicra po ndihmon Shqipërinë të zbatojë modele të reja të kujdesit si kujdesi në banesë i cili është në përgjigje të nevojave të grupeve më vulnerabël.
Pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, Zvicra iu përgjigj shpejt kërkesës së Shqipërisë dhe siguroi mbi 9 milion Euro për aktivitete të ndryshme mbështetëse, përcjell Albinfo.ch.
Referuar Raportit të vlerësimit të nevojave pas tërmetit, 22 qendra shëndetësore të kujdesit parësor u prekën nga tërmeti, 19 prej të cilave u dëmtuan pjesërisht dhe 3 ndërtesa u shkatërruan plotësisht. Mbi 45,000 njerëz nuk mund të merrnin më ose merrnin në mënyrë të kufizuar shërbime të kujdesit shëndetësor parësor.
Projekti zviceran “Shëndet për të Gjithë” (HAP) mbështeti Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në ndërtimin prej themeleve të 2 qendrave shëndetësore të shkatërruara në zonat më të prekura nga tërmeti: një qendër shëndetësore në Ishëm (Bashkia Durrës) dhe një tjetër në Borizanë (Bashkia Krujë).
Investimi prej rreth 384,000 franga zvicerane përfshin projektimin, zbatimin, mbikqyrjen, punimet, mobilimin dhe blerjen e pajisjeve mjekësore.
Në të dyja qendrat punojnë 14 profesionistë shëndetësorë (3 mjekë dhe 11 infermiere) të cilët i shërbejnë një popullate prej rreth 12,000 banorë.
“Si pacientët, ashtu edhe personeli shëndetësor, i janë shumë mirënjohës popullit zviceran”,- u shpreh Dr. Mimoza Balani, Drejtore e QSH Borizanë. “Puna në kushte të tilla të përmirësuara ndjeshëm na motivon që të bëjmë më të mirën.”
Një qendër e tretë shëndetësore, në Zall Mner (Bashkia Kamëz), gjithashtu e dëmtuar rëndë nga tërmeti, do të ndërtohet brenda këtij viti me mbështetje zvicerane.
E-Diaspora
-
Prokuroria zvicerane kërkon 16 vjet burg për Arditin që vrau gruan e tij, Besimen Ardit S. mbyti gruan e tij, Besimen...
-
Me plis e me flamur kombëtar, preshevari diplomon në SHBA
-
Familjarët e Sadik Durakut, në kërkim të informacioneve kur ka kaluar gati një muaj në paraburgim në Serbi
-
Dy filma shqiptarë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Gjenevë
-
Liverpuli kërkon mbrojtësin shqiptar që luan në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Zvicra, në fund të “tabelës së ligës evropiane” për energjinë e prodhuar nga dielli dhe era Zvicra është në fund të “tabelës së ligës evropiane” kur bëhet fjalë për energjinë elektrike të...
-
Qeveria zvicerane kundërshton krijimin e fondit prej 15 miliardë CHF për ushtrinë dhe Ukrainën
-
Policia zvicerane ka problem rekrutimi, shumica e aplikantëve nuk i plotësojnë kriteret
-
Forcat Ajrore Zvicerane do të përdorin autostradën për ushtrime testuese
-
Varësia nga lojërat e fatit është rritur ndjeshëm në Zvicër