Lajme
Komuniteti Mysliman në Zvicër uron festën e Fitër Bajramit!
Me rastin e Festës së Fitër Bajramit, Komuniteti Mysliman në Zvicër ka uruar gjithë besimtarët me lutjen që Zoti t’ua ketë pranuar agjërimin.
Urimi i plotë:
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër njofton të gjithë xhematet dhe besimtarët myslimanë shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër se dita e parë e Fitër Bajramit është më 02 maj 2022, e hënë.
Besimtarë e besimtare të nderuara, ju që i plotësuat ditët e caktuara të agjërimit, që madhëruat Zotin dhe u afruat me Të, dijeni se është koha të kënaqemi dhe të gëzohemi për afërsinë e Krijuesit tonë dhe të vazhdojmë tutje, në ditët dhe muajt e vitit, si adhurues të bindur ndaj Tij. Sepse ne nuk adhuruam Ramazanin, por Zotin e Ramazanit, të Kur’anit, të universit dhe të njerëzimit.
Muaji Ramazan mbaroi, por pas tij fillon një jetë e re. Fundi i tij është, në fakt, fillimi i një jete dhe angazhimi të ri për atë që agjëroi dhe e respektoi Ramazanin.
Në Ramazan, besimtari dhe besimtarja e freskojnë dhe e rigjallërojnë shpirtin, duke e pastruar atë nga të gjitha të metat e shkaktuara nga dëshirat e tepërta të trupit. Në këtë mënyrë, shpirti ndjehet më i lirë, më i fuqishëm dhe më i gatshëm të vazhdojë rrugën drejtë përkushtimit sa më të mirë të Krijuesit të gjithësisë, All-llahut fuqiplotë.
Të respektuar vëllezër e motra!
Në prag të festës së madhe të Fitër Bajramit, urimin tonë, urimin e Kryesisë së Komunitetit Mysliman Shqiptar në Zvicër, e përcjellim, në radhë të parë te myslimanët në Zvicër, te xhematet dhe familjet tona, pastaj te të gjithë ata myslimanë që jetojnë dhe veprojnë në shtetet fqinje, për myslimanët tanë shqiptarë në vendlindjet tona dhe për të gjithë botën mbarë myslimane.
Po ashtu, le ta ndajmë këtë gëzim tonin edhe me të tjerët, me jomyslimanët, me fqinjët dhe bashkëpunëtorët tanë! Le ta falim njëri-tjetrin dhe le të bëhemi zemërgjerë me çdokënd që takohemi dhe me secilin që kontaktojmë.
Zoti ynë, begatoje gjendjen tonë, ashtu që të jetojmë në paqe dhe në dashuri!
Zoti ynë, shëroi të sëmurët, mëshiroi të vdekurit, si dhe forcoi në rrugën e mbarë dhe të lumturisë të gjithë ata që punuan për të mirën e njerëzimit. Amin!
Urime dhe me Fat Bajrami!
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë” Presidenti i Shoqatës Zvicerane të Drejtorëve të Shkollave dëshiron të heqë provimet e pranimit në shkollat... -
Zviceranët kanë ngritur padi për rrjedhjen e të dhënave të rastit në Crans-Montana -
Tri jetë të humbura nga orteqet këtë fundjavë në Zvicër -
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029














