Lajme
BE: Përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia, rrezik global
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel e ka cilësuar si rrezik për sigurinë globale kërcënimin e Rusisë për përdorimin e armëve bërthamore gjatë sulmeve të saj në Ukrainë.
Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Japoni, Michel vizitoi qytetin Hiroshima në jugperëndim të vendit dhe bëri thirrje që bota të shpëtojë nga armët e shkatërrimit masiv.
Gjatë vizitës së tij në Muzeun Memorial të Paqes në Hiroshima, Michel nënshkroi librin e vizitorëve dhe vuri në dukje se Hiroshima e nxit atë drejt një vullneti intensiv për eliminimin e armëve bërthamore.
Presidenti i Këshillit Evropian diskutoi sulmet e Rusisë në Ukrainë dhe theksoi se kërcënimi i Moskës për përdorimin e armëve bërthamore është rrezik për sigurinë globale, i turpshëm dhe i papranueshëm.
“Parimet ndërkombëtare dhe organizatat globale për çarmatimin dhe kontrollin e armëve bërthamore duhet t‘i mbrojmë dhe t‘i rinovojmë për të mbrojtur paqen dhe sigurinë”, tha Michel.
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau Pak para orës 16 pasdite, qendra e thirrjeve të emergjencës kantonale mori një raport për shpërthim... -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë -
Sulme hibride, edhe në Zvicër -
I burgosuri vetëvritet në qeli në Rheinfelden, Aargau -
Gratë përbëjnë 35% të bordeve të drejtorëve zviceranë










