Kosova
Shqiptarët në Gjermani, me lob bashkëpunimi
Gjermania, aktualisht, është destiancioni kryesor i mijëra te rinjve shqiptarë dhe mjaft profesioneve të tjera që janë larguar dhe synojnë të largohen nga vendi drejt emigracionit.
Në më shumë se 30 vjet tranzicion të vendi tonë, mijëra persona janë larguar drejt Gjermanisë për një jetë më të mirë dhe pjesa dërrmuese kanë arritur jo vetëm të gjejnë punë, por edhe të krijojnë familje e të fillojnë një jetë të re.
Më herët, Gjermania ka qenë vendi kryesor ku emigronin edhe shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut. Nëse deri dje ishte e vështire të kërkoje apo të gjeje një punë, sot duket se gjërat janë më të thjeshta dhe kjo për faktin që në Gjermani lobi shqiptar sa vjen dhe fuqizohet dhe janë ngritur edhe klube të shqiptarëve për të ndihmuar njëri-tjetrin.
Një i tillë është edhe në qytetin e Bocholtit në Gjermaninë veriore në një prej landeve me industriale të Gjermanisë. Prej 30 vjetësh ky klub, mbledh shqiptarët e Bocholtit qofshin ato të Shqipërisë, Kosovës, apo Maqedonisë së Veriut. Shumë prej firmave ku aktualisht punësohen shqiptarët, janë me pronarë shqiptarë, të cilët përpiqen të punësojnë sa më shumë shqiptarë, jo vetëm se i përkasin të njëjtës etni, por edhe për vlerat që kanë dhe punën që bëjnë, raporton A2, transmeton Albinfo.ch.
Nuk është e vështirë që në kantierin e firmës të takosh shqiptarë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut. Shkollat shqipe janë një tjetër ndihmë që autoritetet gjermane u kanë afruar familjeve shqiptare me qëllim ruajtjen e gjuhës, traditës dhe kulturës së tyre.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti Numri i personave që kërkojnë punë për më shumë se një vit është rritur ndjeshëm që... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori -
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 -
Pse burgjet zvicerane janë plot?












