Lajme
Kanadaja përjashton Huawei-n nga rrjeti 5g
Zhvillimi i 5G ose rrjeti i gjeneratës së pestë, do të mundësojë lidhje më të shpejta në internet dhe do të sigurojë kapacitet të madh të të dhënave për të përmbushur kërkesat në rritje.
Kanadaja ka njoftuar se ka ndaluar dy kompanitë kineze, gjigantin e telekomunikacionit Huawei Technologies dhe ZTE, të marrin pjesë në rrjetet pa tel 5G të vendit.
Ministri i Sigurisë Publike, Marco Mendicino dhe ministri i Inovacionit, Shkencës dhe Industrisë, Francois-Philippe Champagne, e njoftuan vendimin në një konferencë të përbashkët për media.
Mendicino tha se pas një studimi të gjatë dhe të kujdesshëm, dy kompani kineze u përjashtuan nga konkurrenca në instalimin e rrjetit kanadez 5G, gjenerata e pestë e rrjetit pa tel (wireless).
Mendicino shtoi se ekziston një “rrezik i lartë” për të lejuar Huawein ose ZTE të marrin pjesë në instalimin e rrjetit të ri.
“Kjo është pjesë e një strategjie të fortë për të mbrojtur sigurinë tonë kombëtare”, tha ai.
Kina është akuzuar më parë për sulme kibernetike ndaj qeverisë kanadeze dhe infrastrukturës së saj.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave













