Shqipëria
Shqipëria diskutoi për votën e mërgimtarëve
Në Tiranë sot u zhvillua konferenca kombëtare “Votimi nga Jashtë, koha është tani”.
Në KSHZ u trajtua dhe u kërkua krijimi i mundësive ligjore për votimin e mërgimtarëve, përcjell Albinfo.ch.
Në fjalën e tij, kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha se votimi nga jashtë, veçanërisht në herën e parë të tij, ka kusht të domosdoshëm mirëkuptiimn e gjerë dhe gjithëpërfshirjen.
“Me rëndësi është që të ketë konsensusi, jo sa më të gjerë politik, por thuajse të plotë, mbi çdo aspekt përgatitor dhe realizues të këtij procesi”, tha zoti Celibashi.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ftoi ndërkaq partitë, shoqërinë civile, institucionet dhe organizmat ndërkombëtare për të qënë pjesë e përgatitjes së procesit të votimit nga jashtë.
Ndërkaq, kuadri rregullator për votimin nga jashtë do të këshillohet që në fazën e përgatitjes me të gjitha grupet e interesit, përfshirë partitë, transmeton rtk, përcjell Albinfo.ch.
Sipas KQZ-së, ka rëndësi gjithashtu që procesi të përfundojë jo më larg se sa vjeshta e vitit 2023.
Pikëpajtimi duhet të jetë i plotë për të rregullat regjistrimin e votuesve të mërgatës, procedurat dhe mënyrën e votimit, llogaritjen dhe tabelat e rezultatit dhe çështje të tjera të infrastrukturës zgjedhore.
“Duket se është kohë e gjatë dhe e mjaftueshme për të ndërtuar arkitekturën rregullatore dhe normuese të këtij procesi, por nuk është kështu. Pak a shumë do të na duhet të miratojmë një kod zgjedhor vetëm për votimin nga jashtë. Të gjithë e dimë që kjo nuk është një gjë e thjeshtë në Shqipëri”, tha kryekomisioneri Celibashi.
Megjithatë, ai shtoi se vjeshta e vitit 2023 është mjaftueshëm larg periudhës së zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme të 2025-ës.
Sipas zotit Celibashi, kjo do të thotë se partitë politike do ta kenë të vështirë të llogarisin mirë interesat politike zgjedhore në mendimet dhe vlerësimet e tyre për rregullat që do të miratohen për votimin nga jashtë.
“Kështu ne shpresojmë që të marrim një konsensus të plotë mbi përmbajtjen e këtyre rregullave”- shtoi ai.
Mënyrë e mirë për llogaritjen e votës, sipas zotit Celibashi është që diaspora të ketë numër të rezervuar deputetësh në Kuvend.
“KQZ-së do t’i duhet të përcaktojë vetë ato rregulla në lidhje me përllogaritjen e votës së votuesve nga jashtë në rezultatin e zgjedhjeve. Vota e tyre do të llogaritet në rezultatin e qarkut Tiranë? Apo do të llogaritet në rezultatin e qarkut në regjistrin e gjendjes civile, ku votuesi nga jashtë është i regjistruar? Dikush mund të thotë që kjo është e qartë. Mundet. Por ne kemi konstatuar që ka pikëpamje të ndryshme mbi këtë çështje, nga parti politike, subjekte të tjerë të interesuar për votimin nga jashtë, por edhe vetë brenda KQZ-së”- vijoi ai.
Ndërkaq, është me shumë rëndësi po sipas zotit Celibashi, që të fillojnë diskutimi me përfaqësimin e votës së mërgatës me sistemin e vendeve të rezervuara.
Sipas tij kjo mënyrë do të garantonte plotësisht përfaqësimin e mërgatës për zhvillimin e vendit, pa cenuar interesin e atyre që jetojnë në Shqipëri.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme Një studim kombëtar në Zvicër ka konstatuar se testet për vlerësimin e aftësisë së vozitjes te... -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit -
Fshati zviceran Brienz pothuajse nuk po rrëshqet më













