Lajme
Tesla: Në shtator do të prezantohet roboti humanoid
Elon Musk së fundmi ka bërë të ditur se roboti humanoid do të prezantohet më 30 shtator. Bëhet fjalë për prototipin e robotit humanoid që besohet se deri atëherë do të jetë funksional.
Optimus apo Optimus Subprime është roboti humanoid që Musk e paralajmëroi gjatë Tesla Ai Day në gusht të vitit të kaluar, ku prezantohet vizioni i miliarderit sa i përket robotit që do të mund të kryente detyra të caktuara në vend të njeriut.
Versioni i parë i Optimusit do të duhej të fillonte të prodhohej gjatë vitit të ardhshëm.
“Ai do të mund të kryejë pothuajse gjithçka çfarë mund të bëjë njeriu. Thjesht, roboti do të punojë për njerëzit. Ndoshta është e vështirë të imagjinohet një gjë e tillë, por Optimus po zhvillohet në këtë aspekt dhe do të kujdesemi që të jetë i sigurt – pa gjëra në stilin ‘Terminator’. Ai do ta transformojë botën më shumë sesa që ka bërë vetura”, tha Musk.
Musk shtoi se roboti do të mund të lëvizë sikurse njerëzit dhe të kryejë disa punë, siç është shkuarja në dyqan. E në disa fusha mund ta zëvendësojë njeriun – pa përbërë kërcënim.
Ky robot do të mund të transportojë mallra deri në 45 kilogramë, e shpejtësia maksimale e lëvizjes do të jetë 8 kilometra në orë. Lëvizjet do t’i bëjë falë 40 lëvizësve elektromekanik. Në treg do të kushtojë nga 10 mijë dollarë – varësisht nga opsionet që do t’i ketë, transmeton tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës Astrit Rakipi, shqiptari që diplomoi për Mjekësi në një nga universitetet më... -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C












