Lajme
Rënia e çmimit të kriptovalutave, disa platforma bllokojnë tërheqjen e parave
Tregu i kriptove ka pësuar goditje të mëdha në muajit e fundit,
Bitcoin dhe kriptovalutat e tjera kanë pësuar një rënie drastike të çmimit në ditët e fundit. Kriptomonedha më e madhe, Bitcoin, u shit të hënën për 24 mijë dollarë, çmimi më i ulët që prej dhjetorit të vitit 2020.
Ndërkohë, dy prej platformave më të mëdha të tregtimit të kriptomonedhave kanë kufizuar aktivitetin e tyre. Rrjeti “Celsius”, që ka 1,7 milionë klientë, tha të hënën se për shkak të kushteve ekstreme të tregut ishte detyruar që të pezullonte përkohësisht të gjitha tërheqjet, këmbimet dhe transferimet mes llogarive.
Kompania e regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar nuk tha se kur klientët do të kishin mundësi të tërhiqnin depozitat e tyre, por u mjaftua të deklaronte se “do të duhej pak kohë”.
Të njëjtën gjë bëri edhe “Binance”, platforma më e madhe e tregtimit të kriptomonedhave, tha se përkohësisht do të pezullonte tërheqjet sa i përket llogarive në Bitcoin.
Tregu i kriptove ka pësuar goditje të mëdha në muajit e fundit, duke bërë që ditët e rekordeve – kur një Bitcoin shitej për 69 mijë dollarë – të duken një kujtim i largët.
Sipas CNN, qeveritë në vende të ndryshme po ndjekin situatën dhe mund të futen në veprim për të mbrojtur investitorët.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve Rritja e çmimeve të karburanteve ka ardhur në një moment të pafavorshëm, pikërisht kur shumë pushues... -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg -
Gjysmëvjetori i Swatch-it: Rritet shitja, ulet fitimi












