Kosova
Bankat në Kosovë fituan mbi 44 milionë euro për 4 muaj
Nga muaji janar deri në muajin prill të këtij viti, bankat komerciale në Kosovë kanë fituar 44.6 milionë euro.
Në mars, fitimi që kishin paraqitur bankat ishte mbi 30.7 milionë euro, ndërsa në shkurt bankat kishin arkëtuar rreth 27 milionë euro.
Në muajin mars, sipas të dhënave të prezantuara në raportin mujor të sistemit financiar nga Banka Qendrore e Kosovës, fitimi që kishin paraqitur bankat në vend ishte mbi 30.7 milionë euro, kurse vetëm në muajin shkurt, të njëjtat kishin arkëtuar rreth 27 milionë euro.
Pra, për një muaj, bankat në Kosovë kanë shtuar nëpër stoqet e tyre edhe 13.9 milionë euro të tjera.
Këto fitime të larta të sektorit bankar në Kosovë po realizohen kryesisht përmes normave të larta të interesit në kredi, si dhe kohëve të fundit si pasojë e rritjes së çmimeve edhe për shërbime.
Në raportin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) rreth “Informatave Mujore të Sistemit Financiar” për muajin prill, saktësohet se vetëm të ardhurat nga interesi në kredi nga këto banka për këta katër muaj ishin në vlerë të 80.7 milionë euro, nga 59.2 milionëve sa ishin të ardhurat prej kësaj kategorie deri në muajin mars.
Të ardhurat totale të bankave në këtë katërmujor ishin në vlerë të 111.8 milionëve nga 82.1 milionë euro sa ishin deri në mars, derisa shpenzimet arritën 67.2 nga 51.5 milionë. Nga shpenzimet totale, vetëm 7.6 milionë euro ishin për shpenzime të interesit, kurse shpenzimet e përgjithshme administrative ishin në vlerë të 40.8 milionëve.
Ndërkohë, depozitat e qytetarëve në sektorin financiar në vend në këtë tremujor u regjistruan në një vlerë prej 4 miliardë e 766 milionë euro, prej të cilave depozita familjare ishin 3,384.7 miliardë euro, kurse të tjerat depozita të korporatave financiare dhe jofinanciare.
Aktualisht, sipas BQK-së, vlera e aseteve të sektorit bankar në vend është gjithsej 5 miliardë e mbi 890 milionë euro.
Ndërkohë, vlera e kredive të dhëna nga bankat arriti në 3 miliardë e 989 milionë euro, prej të cilave 1,476.8 miliardë euro ishin për ekonomitë familjare, ndërsa 2,488.0 miliardë ishin për korporatat jofinanciare.
E-Diaspora
-
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh” Një rrëfim për identitetin arbëresh dhe për trashëgiminë shqiptare që vazhdon të jetojë prej shekujsh... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë
Jeta në Zvicër
-
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri Faido, Ticino: Një burrë është në qendër të hetimit në lidhje me rastin. Autoritetet kanë njoftuar... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet












