Lajme
Bie besimi i evropianëve tek Biden
Besimi te presidenti amerikan, Joe Biden ka rënë në vendet anembanë Evropës, sipas një sondazhi kryesor.
Në Gjermani, 64% e të anketuarve kanë treguar se kanë besim te Biden, sipas një sondazhi të Qendrës Kërkimore “Pew” të botuar sot në Uashington, disa ditë përpara se ai të vizitojë vendin në kuadër të samiteve të G7 dhe NATO-s. Vitin e kaluar 78% e te pyeturve kishin besim te presidenti amerikan.
Në Itali, Greqi, Spanjë, Francë, Holandë dhe Britaninë e Madhe, gjithashtu, besimi te presidenti amerikan ka rënë ndjeshëm gjatë një viti.
Vlerësimet ndaj Biden janë ende shumë më të mira se ato të paraardhësit të tij, Donald Trump. Por në vende si Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca janë dukshëm më të ulëta se ato të ish-presidentit Barack Obama.
Në shumicën e vendeve të anketuara, besimi te kancelai gjerman, Olaf Scholz është gjithashtu më i ulët se sa tek ish-kancelarja Angela Merkel gjatë vitit të fundit kur ajo ishte në detyrë.
Reputacioni i NATO-s është rritur në shumë vende të Evropës Perëndimore, veçanërisht në Gjermani. Në vitin 2021, vlerësimi në Gjermani ndaj NATO-n ishte 59%; këtë vit është ngjitur në 70%.
Për anketën e qëndrimeve ndërkombëtare, “Pew” pyeti 19,903 të rritur midis 14 shkurtit dhe 11 majit/dpa
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave












