Kosova
Disponimi i madh brenda BE-së për liberalizim të vizave për Kosovën
Ditëve të fundit raportohet se ka shtim të aktiviteteve të disa shteteve anëtare që të binden të tjerat në mënyrë që të procedohet çështja në Këshill të Ministrave.
Çekia ka marrë përsipër presidencën më 1 korri të këtij viti dhe do kryeson me BE-në deri më 31 dhjetor. Sipas ambasadores Hrda, shumë çështje të lidhura me rajon do bien gjatë këtij mandati: filluar nga mundësia e hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut e deri te dhënia e statusit të kandidatit për Bosnjën e Hercegovinën.
Të gjitha këto, së bashku me çështjen vizave për Kosovën, siç u shpreh ambasadorja çeke, janë “copëza të blloqeve në ndërtim e sipër”.
Ndërkohë burimet diplomatike të RTK-së në Bruksel, konfirmojnë se disponimi në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovës nuk ka qenë asnjëherë kaq pozitiv dhe se ka shtim të aktiviteteve të disa shteteve anëtare që të binden të tjerat në mënyrë që të procedohet çështja në Këshill të Ministrave.
Vendimet pozitive në lidhje me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shkupin dhe Tiranën, sipas këtyre burimeve, shtojnë shansin për liberalizim, sepse BE është e interesuar që sivjet të sjellë vendime konkrete pozitive në rajon, transmeton Albinfo.ch.
Presidenca çeke siç merret vesh dëshiron të organizoj një samit në mes të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, mirëpo deri tek ky takim do vjen vetëm nëse do ketë rezultate konkrete. Samiti i qershorit me shtete e rajonit për shumë diplomat cilësohet i dështuar, andaj edhe dëshirohet të evitohet përsëritja e takimit i cili nuk e sjell asnjë rezultat.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora Ka filluar procesi i votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i... -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti













