Kosova
Kosova konfirmon se nuk ka qytetarë të saj që luftojnë në Ukrainë
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka hedhur poshtë pretendimet ruse që qytetarë nga Kosova janë bërë pjesë e luftës në Ukrainë.
Ai tha se institucionet e Kosovës nuk kanë asnjë informacion që ndonjë qytetar i Kosovës të jetë duke luftuar si mercenarë në luftën në mes Ukrainës dhe Rusisë, që filloi me 24 shkurt të këtij viti.
Që nga kjo datë, Rusia ka publikuar në disa raste të dhëna për numrin e mercenarëve që sipas saj janë rreshtuar krah forcave ukrainase.
Më 17 qershor, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, publikoi një listë në të cilën pretendon se që nga 24 shkurti, 156 qytetarë nga Kosova i janë bashkuar luftimeve në Ukrainë.
“Ne nuk kemi asnjë informacion se asnjë qytetar i Republikës së Kosovës është pjesë e luftës në Ukrainë e për më pak se edhe paskemi viktima nën ta, ashtu siç paskan pas deklaruar agjencitë e [Vladimir] Putinit”, tha ministri Sveçla për rel.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih kanë publikuar udhëzimet zyrtare... -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe”
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti












