Shqipëria
Sot mbahet konferenca e parë ndërqeveritare Shqipëri-BE
Sot Shqipëria nis bisedimet zyrtare në tryezë me Bashkimin Europian, ditë kjo historike pas 16 vjetëve nga firmosja e marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, ku nisi rrugëtimin drejt BE-së dhe 8 vjetëve nga marrja e statusit të vendit kandidat.
25 figura të qeverisë dhe administratës të përfshira në procesin e integrimit do të përbëjnë delagacionin shqiptar që do të marrë pjesë në Konferencën e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE sot në Bruksel.
Delegacioni kryesohet nga Kryeministri Edi Rama, e në krah të tij do të jenë dhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, kryenegociatori Zef Mazi, si dhe zyrtarë të tjerë të përfshirë në këtë proces.
Takimi të zgjasë 90 minuta, e pas tij do të ketë një konferencë për shtyp. Delegacioni i BE-së drejtohet nga shefi i diplomacisë çeke, vend i të cilit mban presidencën e radhës së bllokut si dhe përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme Josep Borrell dhe Komisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi, të cilët e kanë mbështetur me forcë hapjen e shpejtë të kësaj konferencë, çka u mundësia pas zhbllokimit që i bëri Parlamenti maqedonas ngërçit të krijuar me Bullgarinë, përmes miratimit të propozimit francez ditën e shtunë.
Shqipëria mori statusin e vendit kandidat në qershorin e vitit 2014, e ndonëse marsin e vitit 2020 Këshilli Europian vendosi të hapë negociatat për anëtarësimin e saj, u desh të pritej edhe dy vjet të tjera, e kjo për shkak se disa vende të bllokut kërkonin ta shihnin Tiranën dhe Shkupin të avanconin bashkë drejt Bashkimit Europian. Kështu, edhe Maqedonia e Veriut e mban nesër në Bruksel Konferencën e parë Ndërqeveritare me BE-në, në të cilën kryeministri Dimitar Kovaçevski do të lexojë deklaratën hyrëse në gjuhën maqedonase.
Fill pas kësaj, nis verifikimi që do të zgjasë një vit e gjysmë dhe pas përfundimit të atij procesi është planifikuar konferenca e radhës ndërqeveritare, e cila do të përfundojë fazën e hapjes së negociatave për anëtarësim dhe mbajtja e saj kushtëzohet me ndryshimet në Kushtetutë.
Propozimi francez parashikonte kapërcimin e mosmarrëveshjeve mes Shkupit dhe Sofjes lidhur me gjuhën maqedonase, identitetin dhe të kaluarën historike, ndërkohë që pala bullgare kërkon nga pala maqedonase që të përfshijë edhe pakicën bullgare në preambulën e Kushtetutës, si të barabartë me popujt e tjerë.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Sektori i kujdesit në Zvicër: punë e kënaqshme, por me pak kohë për jetën private Sipas studimit, kushtet strukturore në sektor nuk janë gjithmonë të favorshme, dhe shumë punonjës theksojnë se... -
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit -
Rritet inflacioni në Zvicër -
Fitnesi në Zvicër: një në pesë të rritur me abonim në palestër -
Rruga mbi kalimin Gotthard hapet këtë të premte pas mbylljes dimërore













