Lajme
Biden sërish pozitiv
Mjeku i tij konfirmoi se Biden nuk ka asnjë simptomë, por ai është izoluar në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka rezultuar sërish pozitiv me koronavirus. Lajmi është konfirmuar këtë të shtunë edhe nga Shtëpia e Bardhë.
“Presidenti nuk ka rishfaqur simptoma dhe ndihet mirë”, tha Dr. Kevin O’Connor, i cili shtoi se Biden rezultoi 4 herë me radhë negativë me teste të kryera në 4 mëngjeset e ditëve të fundit përpara se të rezultonte pozitiv të shtunën, raporton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Pasi kishte rezultuar negativ, të mërkurën Biden vlerësoi rolin e vaksinave për kalimin lehtë të virusit dhe krahasoi veten me Donald Trump, i cili u dërgua në spital me helikopter.
“Thelbi është ky: kur paraardhësi im u infektua, e dërguan me helikopter në spital. U sëmur rëndë. Fatmirësisht, u shërua. Kur u infektova unë, vijova të punoja në Shtëpinë e Bardhë. 5 ditë kam punuar. Ndryshimin e bëri vaksinimi, sigurisht”, tha 79-vjeçari, i cili tashmë ka rezultuar sërish me koronavirus.
E-Diaspora
-
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë Oficeri i Marinës Amerikane me rrënjë shqiptare qëndron në Kosovë... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve
Jeta në Zvicër
-
Tregu organik në Zvicër arrin nivel rekord prej 4.3 miliardë frangash në 2025 Zvicra udhëheq botën në bujqësinë organike... -
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens














