Lajme
BE-ja sërish paralajmëron krizë energjetike
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, paralajmëroi sot përshkallëzimin e krizës energjetike dhe theksoi se BE-ja duhet të përgatitet për situatën më të keqe.
“Meqenëse Rusia tashmë ka ndërprerë plotësisht ose pjesërisht furnizimin me gaz për 12 shtete anëtare të BE-së, ne të gjithë duhet të përgatitemi për më të keqen”, tha Von der Leyen për gazetën spanjolle “El Mundo”.
Rusia kohët e fundit pezulloi furnizimet me gaz për disa vende të BE-së, duke përfshirë Poloninë, Bullgarinë dhe të shtunën, Letoninë, për shkak të refuzimit të tyre për të paguar për dërgesat në rubla. Rusia ka pezulluar gjithashtu dërgesat në Gjermani për punë mirëmbajtjeje, që shihet si hakmarrje ndaj sanksioneve perëndimore.
Rritja e problemeve energjetike i detyruan anëtarët e BE-së të bien dakord mbi një plan emergjent të gazit dimëror të dielën e kaluar. Von der Leyen vuri në dukje se këto masa duhet të ndihmojnë në plotësimin e nevojave për furnizim gjatë dimrit.
Spanja, ashtu si vendet e tjera të BE-së, fillimisht kundërshtoi planin e emergjencës, por e miratoi atë pasi kishte siguruar koncesione.
Von der Leyen përshëndeti vendimin e qeverisë spanjolle, duke thënë se bëhet fjalë për solidaritetin evropian.
E-Diaspora
-
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë Oficeri i Marinës Amerikane me rrënjë shqiptare qëndron në Kosovë... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve
Jeta në Zvicër
-
Tregu organik në Zvicër arrin nivel rekord prej 4.3 miliardë frangash në 2025 Zvicra udhëheq botën në bujqësinë organike... -
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens











