Lajme
Gjykata ruse dënon basketbollisten amerikane me 9 vjet burgim për pak vaj kanabisi
Ajo tha se e kishte marrë qëllimisht me vete vajin e kanabisit dhe nuk kishte menduar se do të merrte një dënim të tillë nga gjykata në Rusi
Kur udhëtoi për në Rusi në muajin shkurt, basketbollistja amerikane, Brittney Grine, kishte marrë me vete në Rusi vaj kanabisi, pa e ditur se nga gjykata ruse do të dënohej me nëntë vjet burgim, nën akuzat për kontrabandë droge.
Ajo tha se e kishte marrë qëllimisht me vete vajin e kanabisit dhe nuk kishte menduar se do të merrte një dënim të tillë nga gjykata në Rusi, raporton Albinfo.ch.
Menjëherë pas vendimit, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, lëshoi një deklaratë, duke thënë se ky rast “është një rikujtim për atë që bota tashmë e di: Rusia pa të drejtë po e mban Brittneyn”.
Rusia duket se ka reflektuar pas këtyre deklaratave dhe ka dalë me një ofertë përmes ministrit të saj të Jashtëm, Sergei Lavrov.
“Rusia është e gatshme të diskutojë një shkëmbim të të burgosurve me Shtetet e Bashkuara përmes një kanali diplomatik të rënë dakord nga të dyja vendet, nga presidenti Joe Biden dhe ai Vladimir Putin”, tha Lavrov.
31-vjeçarja Griner, fituese dy herë e medaljeve të arta olimpike dhe yll i Shoqatës Kombëtare të Basketbollit të Grave në Shtetet e Bashkuara, u arrestua në mes të shkurtit, kur mbërriti në Rusi për të luajtur për një skuadër ruse, pasi iu gjet në bagazh vaj kanabisi.
Ajo u gjend në mes të vorbullës gjeopolitike të shkaktuar kur Presidenti Vladimir Putin filloi agresionin rus në Ukrainë më 24 shkurt, duke i çuar marrëdhëniet SHBA-Rusi në nivelin më të ulët që pas Luftës së Ftohtë.
Amerikania iu lut dje një gjyqtari rus që të mos ia mbyllte jetën me një dënim të ashpër me burgim./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh” Një rrëfim për identitetin arbëresh dhe për trashëgiminë shqiptare që vazhdon të jetojë prej shekujsh... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë
Jeta në Zvicër
-
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri Faido, Ticino: Një burrë është në qendër të hetimit në lidhje me rastin. Autoritetet kanë njoftuar... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet











