Kosova
Rrëshqasin dheu dhe gurët, bllokohet ruga Mitrovicë-Zveçan
Te vendi i quajtur Kërrshi i Dudës ka rrëshqitje të dheut dhe gurëve
Në veri të Mitrovicës është mbyllur për qarkullim një segment i rrugës që dërgon drejt Jarinjës. Sipas njoftimit të bërë nga Ministria e Infrastrukturës, në segmentin e rrugës Mitrovicë-Jarinjë, te lokacioni i njohur si “Shkëmbi i Kajushës”, kanë rrëshqitur gurët dhe është mbyllur rruga, transmeton Albinfo.ch.
“Ministria, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndërmarrë veprimet për sanim të gjendjes. Aktualisht një shirit i rrugës është lëshuar për kalim, por meqenëse ekziston rreziku permanent për rrëshqitje të reja, ky segment i rrugës është mbyllur për qarkullim”, thuhet në njoftim. Ndërsa qytetarëve u sugjerohet që të kërkojnë rrugë alternative deri në një njoftim të ri.
E-Diaspora
-
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë Oficeri i Marinës Amerikane me rrënjë shqiptare qëndron në Kosovë... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane do të forcojë sigurinë në rrugët më të rrezikshme Tre zona kritike në Cyrih dhe Solothurn do të përfitojnë masa të reja për parandalimin e... -
Mësuesit pa diplomë nuk do të lejohen më të japin mësim në Cyrih -
Frangu i fortë rrit fuqinë blerëse të turistëve zviceranë jashtë vendit -
Gjykata zvicerane refuzon shtetësinë për një grua për shkak të një lidhjeje treshe -
Tregu organik në Zvicër arrin nivel rekord prej 4.3 miliardë frangash në 2025











