Kosova
Si ta kursejmë energjinë elektrike?
Këto janë pesë rekomandimet që KEDS-i në Kosovë ka dhënë, sidomos për amvisërinë.
Në kohën kur në mbarë botën ka krizë të energjisë elektrike, në Kosovë kjo krizë tashmë po demonstrohet çdo ditë me reduktime të shpeshta të rrymës.
Në këtë situatë, bëhet thirrje për reduktim të rrymës, ndërkohë që Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS), ka dalë me pesë rekomandime për qytetarët që të kursejnë energjinë elektrike, raporton Albinfo.ch.
Sipas njoftimit, rekomandimet i adresohen veçanërisht amvisërisë, si një ndër shpenzuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike, i cili mund të kontribuojë shumë në uljen e konsumit, sidomos aty ku ka mundësi të madhe të kursimit.
“Nëse çdo konsumator kursen energji elektrike për vete dhe familjen e tij, ne në fakt jemi duke kursyer energji edhe për konsumatorët e grupeve të ndjeshme, të cilëve mund të ju nevojitet energjia elektrike më shumë se kurrë”, thuhet në komunikatën për media.
Disa nga masat që, sipas ekspertëve të KEDS-it, konsumatorët shtëpiakë duhet t’i ndërmarrin për ta kursyer energjinë elektrike janë si më poshtë:
– Shfrytëzimi i alternativave të tjera për ngrohje, aty ku ka mundësi.
– Në objektet banesore ku është e pamundur një gjë e tillë, kalimi në ngrohës efiçent si dhe menaxhimi më i mirë i hapësirave të ngrohjes.
– Kujdesi në ngrohësin e ujit (bojlerin) dhe kohën kur ai përdoret. Potencialisht zëvendësimi i tij me ngrohës diellor.
– Përdorimi i pajisjeve elektro-shtëpiake në kohën kur energjia është më e lirë (jashtë pikut).
– Ndalja e furnizimit pajisjeve që nuk ka nevojë të përdoren në kohë të caktuara, duke filluar nga dritat./Albinfo.ch/
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti











