Lajme
Evropianët duhet të zgjedhin këtë vit mes ushqimit dhe ngrohjes
Nuk ka më hekurosje, por ka përdorim të kufizuar të furrës dhe dush në punë.
Kështu evropianët po përpiqen të kursejnë energjinë elektrike, por faturat e tyre po vazhdojnë të shtrenjtohen.
Teksa çmimet me shumicë për gaz dhe energji elektrike po rriten, miliona qytetarë në Evropë tani janë duke shpenzuar një sasi rekorde të të ardhurave të tyre për energji, tregojnë të dhënat e reja.
Në lindje të Anglisë në qytetin Grimsbi, Philip Keetley, ka nisur që të mos përdorë kondicionerin në shtëpinë e tij në kohën kur Britania këtë verë është përballur me valën rekord të të nxehtit.
Ai vendosi që të mos përdorë më pajisjen për të ftohur shtëpinë e tij, pasi e pa që nuk do të mund t’ia dilte financiarisht.
“Kostoja e jetesës është rritur dhe megjithatë nga ju pritet që të jetoni me buxhetin kur nuk kishte krizë…. Unë ose duhet ta ndez ngrohjen ose të ha”, tha Keetley.
Banorët në shtetet e tjera evropiane po ashtu në baza vullnetare po ndërmarrin hapa për të ulur përdorimin e gazit, rrymës, pasi çmimet e karburanteve janë rritur në nivele rekorde për shkak të luftës në Ukrainë, sanksioneve kundër Rusisë, por edhe për shkak të pasojave të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.
Në 12 muajt e fundit, çmimi standard evropian i gazit është rritur për 550 për qind. Kostoja e energjisë për konsumatorët britanikë nga tetori do të rritet për 80 për qind, tha të premten rregullatori Ofgem. Kjo rritje do të bëjë që çmimi mesatar vjetor i amvisërive të arrijë në 3.549 funte (4.188 dollarë).
Qeveritë evropiane kanë nxituar që të ofrojnë ndihmë, por të dhënat tregojnë se ndihma e ofruar nuk ka bërë dallim të madh për amvisëritë.
Këtë dimër, britanikët do të shpenzojnë një mesatare prej 10 për qind të të ardhurave të familjes për gaz, elektricitet dhe karburante të tjera që përdoren për ngrohje. Po ashtu, ata do të shpenzojnë për karburantet për makinat e tyre – kryesisht benzinë dhe naftë – dyfish më shumë sesa më 2021, thuhet në të dhënat e ofruar nga Carbon Brief.
Kjo e bën krizën aktuale të energjisë më të rëndë se ato të viteve 1970 dhe 1980. Embargoja e prodhimit të naftës dhe revolucioni iranian më 1979 shkaktuan ndërprerje të mëdha dhe të gjata të furnizimeve me karburante në Perëndim. Në kulmin e asaj krize më 1982, qytetarët në Mbretërinë e Bashkuar shpenzonin 9.3 për qind të të ardhurave të tyre për energji.
Organizata bamirëse në Mbretërinë e Bashkuar, Veprimi Kombëtar për Energji (NEA), vlerëson se 8.9 milionë familje në vend mund të përballen me mungesë të furnizimeve të karburanteve pas tetorit, kur të rriten çmimet tavan në Britani. Vitin e kaluar, numri i amvisërive që u përballen me këtë gjë ishte 4.5 milionë/rel
E-Diaspora
-
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat? Kryeministri Albin Kurti, gjatë prezantimit të programit të tij qeverisës për mandatin e tretë në Kuvend,... -
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla Një studim i ri tregon se tetë nga dhjetë zviceranë mbështesin ndalimin e telefonave celularë në... -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në -
Zvicër: Ne ende i duam paratë, por nuk po i përdorim













