Lajme
Nga materialet që iu sekuestruan Trumpit nga FBI, edhe informata nga jeta private e Macronit
Donald Trump u mburrej miqve se kishte informacione sekrete mbi jetën intime të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, informacione që i kishte marrë gjatë kohës kur shërbeu në Shtëpinë e Bardhë. Kështu të paktën pretendon një raportim i revistës “Rolling Stones”, që citon dy burime që kanë dijeni mbi këtë çështje.
Edhe pse burimet pranojnë se ishte e vështirë të dallohej nëse Trump e kishte seriozisht, apo jo, lajmi merr tjetër vlerë pas bastisjes së shtëpisë së ish-presidentit në Florida, ku agjentët e FBI-së raportohet se sekuestruan disa dokumente, në disa prej të cilave shkruhej “Informacione: Presidenti i Francës”.
Jeta personale e 44-vjeçarit ka qenë gjithmonë në vëmendjen e publikut, për shkak të martesës së tij me Brigite Macron, rreth 25 vjet më e madhe se ai në moshë, të cilën e ka njohur kur ishte 15 vjeç dhe e kishte mësuese.
Publikimi i këtij artikulli ka ngritur dyshime dhe disa media raportojnë se janë pikërisht informacionet që Trump kishte mbledhur rreth Macron që janë sekuestruar nga FBI-ja.
Edhe pse në publik marrëdhënia mes dy shtetarëve ka qenë relativisht e mirë, Stephanie Grisham, e cila ka punuar si zëdhënëse shtypi e Trump për ca kohë, ka shkruar në kujtimet e saj se ai e konsideronte “qullash” Macron-in.
E-Diaspora
-
Bazel
E vetme, me valixhen plotë ëndrra, Fjolla ja doli “U nisa krejtësisht vetëm, me një valixhe dhe shumë ëndrra. Ishte një ndjenjë e përzier midis... -
31-vjeçari shqiptar ekstradohet nga Gjermania në Kosovë -
Pranvera Hyseni operon teleskopët e NASA-s në Mauna Kea -
Pritje deri në 30 minuta në hyrje të pikës Dheu i Bardhë -
Itali
Bernard Dika, shqiptari që fitoi mbi 14 mijë vota në Toskanë
Jeta në Zvicër
-
Bazel
E vetme, me valixhen plotë ëndrra, Fjolla ja doli “U nisa krejtësisht vetëm, me një valixhe dhe shumë ëndrra. Ishte një ndjenjë e përzier midis... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026













