Lajme
Nga 12 shtatori dritat do të fiken në Pallatin Federal të Zvicrës
Arsyeja, kursimit të energjisë
Pallati Federal nuk do të ndriçohet më gjatë natës nga data 12 shtator, transmeton albinfo.ch.
Kështu kanë vendosur autoritetet zvicrane administrative të Parlamentit, për arsye të kursimit të energjisë.
Në një postim të sotëm në Twitter, delegacioni administrativ shton se do t’i përshtatë masat e kursimeve me ato që do të zbatohen brenda administratës federale për ngrohjen e dhomave, ku janë ulur deputetët dhe ambientet e tjera.
Kujtojmë se para tri ditësh Këshilli Federal prezantoi masa të ndryshme për të nxitur kursimin e energjisë, për të shmangur sa më shumë kufizimet, kuotat dhe ndalimet. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës Podiumi i parë i Botërorit për 22-vjeçarin Alban Elezi Cannaferina... -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi -
Greqi
Denik Prizreni përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkulturor 2026 në Athinë
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Debati mbi menutë vegane për nxënësit e shkollave Parlamenti i qytetit të Cyrihut po shqyrton mundësinë e ofrimit të ushqimeve vegane për nxënësit e... -
Katër shtetas zviceranë mbështetës të ISIS-it në kampe në Siri -
Këshilli Federal dëshiron mbrojtje më të mirë për komunitetin LGBTQIA+ -
Gjeneva paralajmëron për rritjen e pasigurisë -
Vonesa në pagesën e përfitimeve të papunësisë në Zvicër











