Kosova
Presidentja Osmani kërkon të nisë mësimi, thotë se interesi i fëmijëve është parësor
Pas shumë takimeve që kishte gjatë ditës së sotme lidhur ne grevën, presidentja Vjosa Osmani tha se interesi i nxënëse është parësor, prandaj ka kërkuar që mësimi të fillojë menjëherë.
Pas shumë takimeve që kishte gjatë ditës së sotme lidhur Me grevën, presidentja Vjosa Osmani tha se interesi i nxënëse është parësor, prandaj ka kërkuar që mësimi të fillojë menjëherë.
Osmani foli për takimet që kishte. “Sot gjatë tërë ditës kishim takime. Në radhë të parë me përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve, Këshillit të Nxënësve, Koalicionin e Organizatave për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, BSPK-në, SBASHK-un, me bordin e Asociacionit të Komunave të Kosovës. Me të gjithë këta diskutuam për mundësitë për rifillimin e procesit mësimor nga e hëna e javës që vjen”, tha ajo.
Për më tepër, Osmani tha se përgjatë gjithë ditëve që kaluan vazhdimisht ka qenë në komunikim me Qeverinë e Kosovës, gjë që ka vazhduar edhe sot dhe do të vazhdojë edhe nesër dhe tutje lidhur me këtë çështje.
“Dua të theksoj se e drejta kushtetuese e fëmijëve në arsim nuk duhet të lejojmë asnjëri nga ne që të cenohet, por përkundrazi, duhet të bashkojmë forcat që të përmirësojmë cilësinë e sistemit tonë arsimor me nxënësit në qendër të vëmendjes”, theksoi presidentja.
Ajo tha se interesi i nxënësve, fëmijëve të këtij vendi, është parësor, ndaj mësimi duhet të fillojë menjëherë.
“Sot në takime me shoqatat e nxënësve dhe prindërve diskutuam për sfidat e shumta me të cilat fëmijët ballafaqohen në shkollat tona – që nga aspekti infrastrukturor, tek çështjet e sigurisë, cilësia e arsimit në shkolla e deri te ngacmimet seksuale dhe bulizmi – dukuri që janë prezente gjithnjë e më shumë. Kam garantuar si presidente që do të shtyj përpara adresimin e të gjitha këtyre çështjeve, duke pasur në qendër të vëmendjes fëmijët dhe nxënësit. Jam e përkushtuar maksimalisht për të gjetur një zgjidhje, në mënyrë që procesi mësimor të fillojë sa më parë që të jetë e mundur dhe që nxënësit të mos pësojnë më tutje, sepse është interesi i tyre që po dëmtohet pariparueshëm”, u shpreh ajo./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Deputetët e SVP-së, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen Tre këshilltarët të SVP-së: Christian Vogel, Sascha Schmid dhe Philipp Köppel ngrenë pyetje kritike në parlamentin... -
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Deputetët e SVP-së, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen Tre këshilltarët të SVP-së: Christian Vogel, Sascha Schmid dhe Philipp Köppel ngrenë pyetje kritike në parlamentin... -
Gjithnjë e më shumë zviceranë po mbajnë pula në shtëpitë e tyre -
Pse martesa me një zviceran nuk garanton shtetësinë -
Qeveria zvicerane do të forcojë sigurinë në rrugët më të rrezikshme -
Mësuesit pa diplomë nuk do të lejohen më të japin mësim në Cyrih














