Lajme
Pas 10 vjetësh punë, tuneli më i gjatë nën ujë, drejt përfundimit
Konsiderohet si një nga projektet më të mëdha të infrastrukturës në Europë
Pas një dekade planifikim, punimet për ndërtimin e tunelit më të gjatë nën ujë, po ecin me hapa të shpejtë. Tuneli që do të lidhë Danimarkën dhe Gjermaninë pritet të hapet në vitin 2029 dhe do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit midis dy vendeve.
“Një pjesë e tunelit pritet të jetë gati në fund të vitit, ose në fillim të vitit të ardhshëm. Për momentin, sapo ka përfunduar një port i përkohshëm në zonën daneze. Gjithashtu, është ngritur edhe fabrika që do të ndërtojë seksionet e tunelit. Çdo seksion do të jetë 217 metra i gjatë, 42 metra i gjerë, 9 metra i lartë dhe me peshë 73.000 tonë”.
Tuneli Fehmarnbelt – 18 km i gjatë – konsiderohet si një nga projektet më të mëdha të infrastrukturës në Europë, me një buxhet ndërtimi rreth 7 miliardë euro. Ai do të ndërtohet përgjatë Brezit Fehmarn, një ngushticë midis ishullit gjerman të Fehmarn dhe ishullit danez të Lolland, duke u projektuar si një alternativë ndaj transportit me tragete, që përdoret nga miliona pasagjerë çdo vit. Udhëtimi që tani zgjat 45 minuta me traget, do të zgjasë vetëm 7 minuta me tren dhe 10 minuta me makinë, transmeton cnn, përcjell Albinfo.ch.
Fehmarnbelt Fixed Link do të jetë tuneli më i gjatë në botë, rrugor dhe hekurudhor. Ai do të përbëhet nga dy autostrada me dy korsi dhe dy shina hekurudhore.
“Sot, nëse do të bëni një udhëtim me tren nga Kopenhaga në Hamburg, do t’ju duheshin rreth katër orë e gjysmë. Kur të përfundojë tuneli, i njëjti udhëtim do të zgjasë dy orë e gjysmë. Përveç këtyre avantazheve, tuneli do të ketë ndikim pozitiv edhe në transportin e mallrave, pasi krijon një rrugë tokësore midis Suedisë dhe Evropës Qendrore, që do të jetë 160 kilometra më e shkurtër se sot.”
Jens Ole Kaslund, drejtor teknik në Femern A/S, kompania shtetërore daneze
Projekti daton që nga viti 2008, kur Gjermania dhe Danimarka nënshkruan një traktat për ndërtimin e tunelit. Më pas, u desh më shumë se një dekadë që të miratohej legjislacioni i nevojshëm nga të dyja vendet dhe të kryheshin studime të ndikimit gjeoteknik dhe mjedisor. Procesi përfundoi pa probleme nga pala daneze, ndërsa në Gjermani një numër organizatash, kompani tragetesh apo grupesh mjedisore kundërshtuan ashpër miratimin e projektit.
E-Diaspora
-
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat? Kryeministri Albin Kurti, gjatë prezantimit të programit të tij qeverisës për mandatin e tretë në Kuvend,... -
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla Një studim i ri tregon se tetë nga dhjetë zviceranë mbështesin ndalimin e telefonave celularë në... -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në -
Zvicër: Ne ende i duam paratë, por nuk po i përdorim












