Lajme
Mërgimtari nga Gjermania fyhet e maltretohet nga policia serbe
Mërgimtari ndalet në Serbi
Mërgimtari që jeton dhe vepron në Gjermani, Isuf Pnishi, e viziton shpesh vendlindjen, Hasin e Prizrenit, përcjell albinfo.ch.
Më 28 shtator ai kishte përfunduar pushimet në Kosovë dhe ishte nisur për në Gjermani, por rrugëtimi, që kishte bërë përmes Serbisë, nuk i kishte shkuar mirë.
Në një bisedë për Gazetën Scanner, Pnishi ka njoftuar se gjatë kthimit në Gjermani, ai është ndalur nga policia serbe, në vendin e quajtur Çiçevac, për katër orë, duke përjetuar maltretime psikike dhe ofendime të shumta.
Pnishi ka njoftuar se në makinë ka qenë së bashku me bashkëshorten, që më pas i kanë ndarë, duke e lë atë të vetme në makinë, kurse këtë fillimisht e kanë dërguar në Stacionin Policor Çiçevac, e më pas në Krushevac, ku edhe kanë maltretuar psikikisht.
Ai thotë se ato orë kanë qenë një terror i vërtetë për të, sepse përveç maltretimeve dhe fyerjeve që i kanë bërë, ai gjatë atyre orëve është ndjerë edhe i pambrojtur.
Pnishi tregon se policia serbe e kanë dënuar me 1000 euro, më arsyetimin se ka shkelur rregullat e komunikacionit, e për çka ai thotë se nuk ka qenë e vërtetë, por e kanë bërë me qëllim.
“Ata kontrolluan biografinë time dhe më pas më dënuan”, thotë Pnishi, derisa tregon se ka pasur frikë edhe për bashkëshorten, që kishte mbetur në makinë.
Pnishi i ka thënë Gazetës Scanner se ai do të angazhojë avokat për maltretime, por edhe për dënimin, të cilit thotë se nuk ka pranuar ta nënshkruajë!
Por, ai ka apeluar te të gjithë mërgimtarët që kalojnë rrugën nëpër Serbi të kenë edhe kujdes edhe të jenë të përgatitur se në çdo moment mund të hasin në maltretime të tilla.

Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











