Lajme
Swissmedic: Vaksinimi kundër kovidit nuk është fajtor për rënien e lindjeve
Studimet individuale kanë vënë në dukje se nuk është vaksinimi, por një infeksion Covid-19 tek meshkujt që mund të ulë përkohësisht fertilitetin
Agjencia Zvicerane për Produkte Terapeutike, Swissmedic, ka ekzaminuar lidhjen midis nivelit të ulët të lindjeve dhe vaksinimit kundër Covid 19, transmeton albinfo.ch. Ajo nuk ka gjertur asnjë provë shkencore që vaksinat mRNA mund të ndikojnë në fertilitetin e grave.
Në disa vende janë vërejtur ndryshime në natalitetin që viheshin si në lidhje me pandeminë ashtu edhe me fillimin e fushatës së vaksinimit, shkruan srf.ch. Në Suedi dhe vendet gjermanishtfolëse, lindshmëria është rritur ndjeshëm në fillim të pandemisë dhe ka rënë pastaj ndjeshëm përsëri në fillim të vitit 2022. Në këto vende, megjithatë, arsyeja e rënies është se dëshirën e mundshme për të pasur fëmijë çiftet e kanë shtyrë për shkak të frikës së efekteve negative të vaksinimit në fertilitet.
Një dokument pune nga Instituti Federal Gjerman për Kërkimin e Popullsisë rendit si shkakun e rënies së lindjeve, krizën shëndetësore dhe pasiguritë ekonomike të lidhura me to, përcjell albinfo.ch. Megjithatë, studimet individuale kanë vënë në dukje se nuk është vaksinimi, por një infeksion Covid-19 tek meshkujt që mund të ulë përkohësisht fertilitetin.
Swissmedic kreu studimin së bashku me dhjetë autoritete partnere, sipas një teksti të botuar nga Instituti për Produkte Terapeutike të premten. Kjo mbulon një popullsi prej rreth 800 milionë banorë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau Aargau: Skuteri përplas fëmijën 5-vjeçar... -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet -
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër -
Çmimet e pronave në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit












