Uncategorized
SHBA: Fond gati 1 miliard euro për autobusët elektrikë të shkollave
Agjencia për Mbrojtje të Mjedisit në SHBA gjatë së enjtes njoftoi se agjencia pothuajse do të dyfishojë fondin e saj për autobusët elektrikë në pothuajse 1 miliard euro, pasi që shkollat nga të gjitha 50 shtetet aplikuan për zbritje.
Autobusët elektrikë të shkollave me shpejtësi po pushtojnë rrugët e SHBA-së, teksa distriktet shkollore dhe liderët shtetërorë po e shohin se si mund të përfitojnë komunitetet ku ata shërbejnë.
Sipas Dominion Energy, një ofrues i energjisë që bën promovimin e veturave elektrike për një të ardhme të qëndrueshme dhe të pastër, zëvendësimi i një autobusi me naftë mund të reduktojë emetimet e gazrave serrë prej 24,493 metër kub në vit.
Me ndihmën e iniciativave të Dominion, flota e dytë më e madhe e autobusëve elektrikë në SHBA vetëm sapo kaloi shifrën e 804,672 kilometrave të kaluara për shërbim.
Duke implementuar autobusët elektrikë, distriktet e shkollave në Virginia ishin në gjendje të shmangnin 447,7 tonë të shkurtër të gazrave serrë./electrek.co
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026














