Shqipëria
Nis Java e Kulturës Gjermane në Tiranë, zgjat deri më 9 tetor
Kjo javë sjell aktivitete të përvitshme të kulturës gjermano-shqiptare, të cilat në Shqipëri organizohen rregullisht që nga viti 2007.
Sot në Tiranë ka nisur Java e Kulturës Gjermane, e cila përkon me “Tetorin gjerman”. Kjo javë sjell aktivitete të përvitshme të kulturës gjermano-shqiptare, të cilat në Shqipëri organizohen rregullisht që nga viti 2007.
Këtë vit Ambasada gjermane në Tiranë tha se motoja e këtyre aktiviteteve do të jetë “Përndritje”, raporton atsh, përcjell Albinfo.ch.
Java Gjermane nis sot e do të vijojë deri më 9 tetor. Përgjatë saj do të ketë diskutime mbi libra shqiptarë të përkthyer në gjermanisht, siç është romani i Stefan Çapalikut, “Secili çmendet sipas mënyrës së vet”, apo edhe diskutime mbi letërsinë gjermane të përkthyer në shqip, të cilat do të zhvillohen në Qendrën Kombëtare të Librit e Leximit.
Përkthyeset Marsela Likaj, Anna Kove dhe studiuesja Anila Mullahi do të diskutojnë rreth letërsisë gjermane të përkthyer në shqip, duke u ndalur tek Gëte, Shiler dhe Hajne, shkrimtarët më të përkthyer në shqip në gjysmën e parë të shekullit XX.
Por, një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet shkrimtares Herta Müller dhe letërsisë së saj, letërsi e cila rrëfen tmerret e diktaturës, ndjenjën mizore të spiunimit të vazhdueshëm dhe mungesën e lirisë së shprehjes, frikën për të lëvizur, për të folur, për t’i besuar njëri-tjetrit.
Ditët e “Javës gjermane” do të kenë edhe kinematografi, ekspozitë fotografike (në COD), shfaqje teatrale (në Durrës), çiklizëm (udhëtim nga Pogradeci në Lin), muzikë nga mjeshtrat Beethoven e Brahms, si dhe për t’u veçuar një ligjëratë nga Bernd Borchardt, për mbrojtjen dhe persekutimin e hebrenjve në krahinat shqipfolëse.
Java e kulturës gjermane do të mbyllet me performancën koreografike DUA, në Teatrin Kombëtar të Operas e Baletit./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës Dyshohet se ai ra nga një vinç gjatë punës, ndërsa autoritetet gjermane po hetojnë rrethanat e... -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës
Jeta në Zvicër
-
Dogana gjermane sekuestron 117 kilogramë marihuanë që kaluan përmes Zvicrës Dogana gjermane sekuestroi 17 kuti kartoni nga Zvicra ... -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C











