Shqipëria
Shqipëria fiton 55 milionë euro më shumë me eksportet bujqësore jashtë vendit
Kjo, sipas Edi Ramës, flet për potencial të jashtëzakonshëm.
8-mujori i parë i vitit 2022 në Shqipëri shënoi 55 milionë euro më shumë eksporte bujqësore se një vit më parë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, theksoi se bujqësia dhe prodhimi bujqësor shqiptar rritet në mënyrë të qëndrueshme, rritet në volum, rritet në masë financiare eksportesh.
“Ashtu sikundër po ju jap një shifër tjetër, që thotë të kundërtën komplet të mitit se bujqësia shkon në drejtim të gabuar. E kundërta është e vërtetë. Nuk po marr shifrën e 2013-ës, sepse është e pabesueshme për fidanët e certifikuar, që ka rezultuar pastaj në dështime dhe zhgënjime të panumërta, për shkak të fidanëve të falsifikuar, po them, pra jo të shëndetshëm. Po marr shifrën e 2017-ës. 1.9 milionë fidanë të certifikuar. E dini sa kemi sot që flasim? Kemi 35 milionë fidanë të certifikuar, pra të garantuar, që nuk kanë surpriza brenda për fermerët. Sigurisht që nuk ka mbaruar ky proces, por ky është kapërcimi që ka ndodhur”, tha ai.
“Kemi parë fermerë të dalin në televizor në mes të rrugës të hedhin qershitë që nuk shiten, por kemi parë fermerë që bëjnë trefish, katërfish, pesëfish fitime me qershitë. Janë të dy palët fermerë shqiptarë. Janë të dy palët me të njëjtat mundësi në të njëjtën gjeografi, me të njëjtat hapësira. Si ka mundësi që disa bëjnë trefish fitime dhe disa e marrin dhe e hedhin në rrugë. Kush e bën diferencën? E bën dija, asgjë tjetër. Sepse të dyja palët vënë punë e krahëve të tyre aty, të dyja palët bëjnë hyzmetin dhe shpenzojnë për prodhimin. Njëra palë fiton trefish, katërfish, pesëfish në raport me më parë, tjetra palë falimenton. Pse? Sepse njëra palë nuk i bën detyrat e shtëpisë në raport më përgatitjen dhe me planin e punës, ndërsa pala tjetër i bën. Nga vijnë këto? Vijnë nga dija, që është një lloj qershie që mund të shitet në tregun përkatës dhe është një lloj tjetër, që tregu nuk e merr, shumë e thjeshtë në këtë rast konkret”, tha ai.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës për muajin qershor... -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit












