Lajme
11 ushqime të shëndetshme që duhet t’i konsumoni gjatë vjeshtës
Jashtë mund të jetë ftohtë, por në kuzhinë nuk do të mungojë ngrohtësia! Stina e vjeshtës ka larmishmëri dhe ju vë në dispozicion lloje të ndryshme ushqimesh, prandaj shfrytëzoni të mirat që ju ofron vjeshta. A jeni gati?
- Molla
Molla është një ushqim i mrekullueshëm që mund ta hani edhe gjatë kohës që jeni në lëvizje dhe është shumë e shëndetshme. Mund ta hani në mëngjes, gjatë vakteve ose edhe në mbrëmje, pasi jeni kthyer në shtëpi, por me të mund të bëni dhe ëmbëlsira të mrekullueshme.
Përveç të tjerash, molla përmban shumë fibra dhe është një antioksidant. Është zgjedhja e duhur për trupin tuaj.
- Lakra Brukseli
Ju mbase keni kujtime të pakëndshme nga fëmijëria me këta ‘topa të vegjël të gjelbër’, të cilët i keni konsumuar pa dëshirë. Por, ka qenë në të mirën tuaj dhe është koha që t’i konsumoni përsëri dhe mund t’i gatuani plot shije në mënyrën e duhur. Lakrat kanë pak shije të hidhur, prandaj provoni t’i kombinoni me ndonjë salcë të shijshme. Një filxhan me lakra brukseli përmban dyfish e dozës ditore të rekomanduar me vitaminë K, si dhe janë burim i pasur i folateve dhe hekurit.
- Karrota e bardhë
Mbase nuk duken të shijshme (në fakt, duken si karrotë e shplarë), por ky perim ka një shije të ëmbël e të mahnitshme. Nëse nuk doni ta hani të pagatuar, ju mund ta përgatisni me oriz dhe patate, apo të bëni supa e salca të shijshme.
Karrota e bardhë është burim i pasur i kaliumit dhe përmban shumë fibra.
- Dardha
Lëngu, aroma dhe shija e ëmbël e tyre, janë disa arsye më shumë për të ngrënë dardha. Por, nëse e kombinoni edhe me përbërës të tjerë, shumë shpejt do të bëhet fruti juaj i preferuar. Dardha po ashtu është e pasur me vitaminë C, bakër dhe fibra.
- Lulelakra
Lulelakra është një perim i mrekullueshëm që mund të përdoret në gatime të ndryshme. Mund ta përgatisni me avull, ta zieni ose ta piqni. Po ashtu, mund ta shtypni dhe ta ktheni në një supë të shijshme, apo ta spërkatni me djathë ose krem, e ta piqni në furrë. Thjesht, është një përbërës i shkëlqyer dhe i shëndetshëm për çdo pjatë. Po ashtu, lulelakra përmban përbërës që mund të ndihmojnë në parandalimin e kancerit dhe ulin nivelet e kolesterolit.
Ajo është burim i pasur i vitaminës C, dhe ju ndihmon ta forconi sistemin imunitar gjatë ditëve të ftohta e me shi.
- Kungulli
Kungulli nuk është vetëm një dekor për Halloween 🙂 por është një perim i shijshëm, me shije të ëmbël. Mund të përdoret si garniturë në pjata të ndryshme dhe mund të përgatisni ushqime të mrekullueshme me të, sidomos nëse e kombinoni me kanellë ose xhenxhefil. Kungulli është i pasur me acide yndyrore Omega 3 dhe vitaminë A.
- Patatja e ëmbël
Nëse jeni lodhur nga shija dhe aroma e patates së zakonshme, pse të mos provoni diçka të re, pak më ndryshe, pak më të ëmbël? Patatja e ëmbël jo vetëm që është shumë e shijshme, por është e pasur me vitaminë A, hekur dhe efekte anti-inflamatore.
- Rrepa e bardhë
Rrepa është një perim i vjetër, e cila është zgjedhje e përsosur për vjeshtën. Shija e saj e butë shkon shumë me kopër, thërrime buke ose sheqerin kafë. Nëse nuk ju pëlqen shija, mbase do t’ju pëlqejë përmbajtja dhe vlerat ushqyese që ato kanë. Është e pasur me vitamina C, gjethet me vitaminë A, K dhe folate.
- Shega
Nëse nuk ju tërheq shega nga pamja e jashtme, patjetër duhet ta provoni për kokrrat që ka brenda. Jo vetëm që ka shije të mrekullueshme, por edhe efekt antioksidues. Ju mund të konsumoni kokrrat e shegës ose t’i kombinoni me sallatra të ndryshme pasi lëngu i shegës shkon shumë me to. Përveç efektit antioksidues, shega përmban shumë vitaminë C dhe folate.
- Hurmat e thara
Ky frut misterioz është i ëmbël dhe kombinohet me ushqime të ndryshme – padyshim do të bëhet një ndër frutat tuaj të preferuar. Hajeni gjatë kohës që shikoni TV (është më e shëndetshme se sa të hani çokollatë). Hurmat e thara kanë pak yndyrë, dhe janë burim i pasur i fibrave dhe kaliumit.
- Kivi
Ky frut i gjelbër i mrekullueshëm do të sjellë pak ndjesi tropikale në kuzhinën tuaj gjatë stinës së ftohtë! Mund ta përdorni në sallata të ndryshme frutash, për ëmbëlsira si dhe vetë si frut.
Kivi përmban më shumë vitaminë C se portokalli dhe po ashtu është burim i pasur i kaliumit dhe bakrit.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena











