Maqedonia
Në Maqedoni do të shqyrtohet mundësia për vazhdimin e llogaritjes verore të kohës
Bëhet e ditur se Ministria e Ekonomisë po shqyrton mundësitë rreth vazhdimit eventual të aplikimit të llogaritjes verore të kohës me qëllim të kursimeve shtesë në konsumin e përgjithshëm të energjisë elektrike, përcjell albinfo.ch.
Këtë vendim mbrëmë e ka sjellë Qeveria e RMV-së gjatë mbledhjes së 88-të të kabinetit qeveritar.
Pas shqyrtimit të mundësive, Ministria e Ekonomisë duhet të dorëzojë informacione në Qeveri dhe më pas do të merret vendim.
Ndryshe, në seancën e qeverisë është miratuar edhe set i ri masash kundër krizës në vlerë prej 350 milionë euro për zbutjen e krizës energjetike dhe presionit të çmimeve, si Plan për qëndrueshmëri fiskale dhe mbështetje të rritjes ekonomike me politika, rekomandime, masa dhe indikatorë.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave












