Lajme
Shteti evropian që po u kërkon qytetarëve të blejnë jod në rast të sulmeve bërthamore
Farmacitë kanë shteruar rezervat e tabletave të jodit brenda pak orësh
Qeveria e Finlandës ka dhënë rekomandime të reja për popullatën në rast të rrezatimit bërthamor. Ky shtet ka këshilluar njerëzit nga mosha 4 deri në 40 vjeç dhe gratë shtatzëna të mbajnë rezervë pilula jodi.
Pas këtij paralajmërimi nga Ministria Finlandeze e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, farmacitë në Finlandë kanë shteruar rezervat e tabletave të jodit brenda pak orësh. Siç sqaron kjo ministri në një deklaratë, aktualisht në Finlandë nuk ka tableta jodi për fëmijët nën 3 vjeç për shitje, transmeton cnn, përcjell Albinfo.ch.
Aktualisht, vendi nordik ka një rrjet masiv të strehimoreve të mbrojtjes civile, rezerva të mëdha strategjike të furnizimeve dhe protokolle emergjente për t’u përballur me pothuajse çdo rast. Këshilla kryesore e autoriteteve vazhdon të jetë strehimi në ambiente të mbyllura, “sepse është mënyra më efektive për të reduktuar ekspozimin ndaj rrezatimit”. Marrja e tabletave të jodit do të ishte “një masë paraprake plotësuese dytësore”, thuhet në tekstin e publikuar nga Ministria.
Në fakt, kërkesa për këtë produkt, për të cilin nuk kërkohet recetë, ishte aq e lartë, saqë faqja online e rrjetit më të madh të farmacive në vend, Yliopiston Apteekki, ra përkohësisht.
Finlanda nuk është i vetmi vend afër Rusisë dhe Ukrainës që do të vuante nga pasojat e një sulmi bërthamor. Në gusht, edhe qeveria rumune i bëri thirrje popullatës së saj që të blejë gjithashtu tableta jodi. Me atë rast, shqetësimi i autoriteteve nuk u përqendrua aq shumë në përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore, por në një “katastrofë bërthamore” në uzinën ukrainase në Zaporizhia, e cila është rrethuar vazhdimisht nga forcat ruse, pavarësisht rrezikut që kjo sjell.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti












