Lajme
Zelensky i drejtohet popullit të tij: Ukraina është më e fortë se kurrë
Presidenti Volodymyr Zelenskiy ka deklaruar se Ukraina është më e fortë se kurrë dhe do të dalë fitimtare në luftën e saj me Rusinë. Këto deklarata kreu i shtetit i bëri në Ditën e Mbrojtësve të vendit, e cila nderon forcat e armatosura të vendit, përcjell albinfo.ch.
“Ata kanë ende mundësinë për të terrorizuar qytetet tona dhe të gjithë evropianët, për të shantazhuar botën. Por ata nuk kanë asnjë shans. Sepse Ukraina po përparon”, u shpreh ai.
Pranë varrezave jashtë Kharkiv, familjet nderuan ata që kanë humbur jetën në luftë.
Premtimet nga Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania për të përforcuar mbrojtjen e vendit janë mirëpritur nga Kievi, por presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka pohuar se Perëndimi dhe Ukraina po “kërcënojnë” territorin e Bjellorusisë dhe i ka bërë thirrje Moskës për ndihmë. Si kundërpërgjigje, trupat ushtarake ukrainase kanë përforcuar praninë e tyre në kufirin me Bjellorusinë.
Por, ndihma e Uashingtonit për Kievin shtohet më tej pas njoftimit nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ku në një postim në Twitter njofton një paketë shtesë prej 725 milionë dollarësh që do të shpenzohen në armë dhe ndihmë të tjera ushtarake. Kjo e çon ndihmën totale ushtarake të SHBA-së për Ukrainën në 18.3 miliardë dollarë që nga fillimi i administratës së presidentit Joe Biden.
Por, ndërsa forcat ukrainase do të pajisjen me armatime të reja falë edhe ndihmës së aleatëve të Ukrainës, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për forcat ruse, të cilat kanë pësuar disa disfata në lindje dhe jug të vendit.
Sipas britanikes The Guradian, e cila citon inteligjencën britanike, bëhet me dije se shumë rezervistë rusë të thirrur për të luftuar në Ukrainë ndoshta duhet të blejnë armatimet e tyre për të luftuar. Por çmimet e armatimeve janë rritur ndjeshëm që pas luftës në Ukrainë.
Vetëm jelekët ushtarakë janë shitur në faqet ruse të blerjeve online për 40,000 rubla, nga rreth 12,000 rubla që ishin në muajin prill.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës për muajin qershor... -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit












