Lajme
Cilët janë 4 skenarët për të ardhmen e pandemisë?
Tre skenarë negativë dhe një pozitiv për të ardhmen e njerëzimit në praninë e koronavirusit janë prezantuar sot nga profesori i Patologjisë dhe njëkohësisht kreu i Komitetit të Ekspertëve në Greqi, Sotiris Tsiodras
Skenarët, eksperti grek i prezantoi gjatë një konference me temë “Epidemi-Pandemitë që tronditin njerëzimin”, ndërsa të pranishëm sipas asaj që raportojnë mediat në vend ishin edhe shkencëtarë të tjerë të njohur, transmeton cnn, përcjell Albinfo.ch.
Skenarët sipas profesorit Sotiris Tsiodras:
1. Variantet e koronavirusit do të vijojnë të evoluojnë, dhe kjo përkthehet në humbje graduale të atij që quhet imuniteti i tufës. “Në këtë skenar është e qartë se do të na duhen vaksina të tjera,” thotë Tsiodras. Ai përmend po ashtu se tre nën-variantet e mutacionit Omicron të koronavirusit që do të jenë shqetësues në vijim janë varianti BA.2.275.2 dhe varianti BA.4.6 që po fiton momentum në SHBA mbi variantin BA.5 si dhe varianti XBB që është përhapur më shumë në Singapor.
2. Koronavirusi qarkullon bashkë me gripin. Ky është varianti që ekspertët i druhen më shumë për Hemisferën Veriore.
3. Skenari i tretë bazohet në supozimin se vaksinat dhe medikamentet që përdoren për të trajtuar koronavirusin nuk do të përdoren në maksimumin e kapaciteteve. “E dimë që benefitet nga vaksinimi dhe nga medikamentet antivirale janë të mëdha për njerëzit mbi 65 vjeç dhe besoj që jemi të zgjuar mjaftueshëm për të lëvizur në drejtim e duhur,” tha profesori.
4. Skenari i katërt, firmosur nga profesori grek, parashikon të ardhmen tonë me koronavirusin bazuar në dy supozime pozitive:
a) Të gjitha variantet që do të pasojnë do të jenë nga Omicron, kundër të cilit njerëzit kanë një përqindje të madhe imuniteti dhe vaksina.
b) Shoqëritë duket se janë gati t’i kthehen normalitetit, duke pranuar se në një farë shkallë masat duhen sidomos për kategorinë vulnerabël dhe të moshuarit. “Personalisht shoh një fillim të ri që përfshin aftësinë për të menaxhuar të gjitha sfidat që pandemia na i ka lënë ndërsa efekti i saj zbehet”.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore Teknologjia e Enerdrape mund të ndihmojë në ngrohjen dhe ftohjen e ndërtesave pa nevojën e shpimeve... -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej











