Lajme
Dollari në nivelin më të lartë përgjatë 20 viteve
Dollari i fortë po godet vendet e tjera në themelet e tyre në mënyra të ndryshme
Të gjithë duan dollarin dhe të gjithë e urrejnë atë. Monedha e forcuar amerikane ishte e ftuara e padëshiruar në takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore këtë javë në Uashington, duke shkaktuar protesta për daljet e kapitalit, zhvlerësimet e monedhave të tjera, si dhe ngadalësuar rritjen globale.
Sipas një analize të Reuters, arsyet që e bëjnë dollarin një mik kaq besnik janë të njëjtat, që tregojnë se bota ende ka nevojë për të. Dy gjëra e kanë shtyrë dollarin në nivelet më të larta të 20 viteve kundrejt monedhave të tjera. Njëra është frika. Lufta, sëmundjet dhe paqëndrueshmëria i shtyjnë investitorët drejt monedhës që konsiderohet më e sigurta dhe më e lehta për të depozituar dhe tërhequr fonde.
Tjetra ka të bëjë me rritjen e papritur të normës që Fed ka ndërmarrë për të ngadalësuar inflacionin në SHBA, i cili arriti në 8.2% në shtator. Kjo i bën aktivet në dollarë relativisht më tërheqëse dhe ushtron presion mbi bankat e tjera qendrore për të rritur gjithashtu normat e interesit. Një obligacion dyvjeçar i thesarit të SHBA-së tani ofron një yield prej 4.5% më shumë sesa investitorët do të kishin marrë nga një obligacion pesëvjeçar i qeverisë meksikane në fillim të vitit 2021.
Dollari i fortë po godet vendet e tjera në themelet e tyre në mënyra të ndryshme. Vendet, eksportet e të cilave nuk mbulojnë importet duhet të financojnë diferencën shpesh në dollarë. Qeveritë me deficite buxhetore duhet të marrin hua për të financuar shpenzimet e tyre. Disa vende, si Kolumbia, India dhe Turqia, do të arrijnë fundin e 2022 më keq për të dyja kriteret e mësipërme sesa në vitin 2013, kur kërcënimi i Rezervës Federale të SHBA për të shtrënguar politikën monetare shkaktoi dalje masive kapitale nga ekonomitë në zhvillim.
Është e vërtetë se dollari amerikan dhe normat e interesit nuk janë shkaku i vetëm i shqetësimit në tregjet në zhvillim. Rritja e kostove të energjisë për shkak të luftës në Ukrainë dhe ndërprerjet e vazhdueshme në aktivitetin ekonomik për shkak të koronavirusit janë efekte të dëmshme. Megjithatë, dollari i fortë mund t’i kthejë drama të tilla në kriza financiare. Rreth dy të tretat e huamarrjes së jashtme të tregjeve në zhvillim është në dollarë, sipas Bordit të Stabilitetit Financiar. FMN vlerëson se gjysma e vendeve me të ardhura të ulëta po përjetojnë probleme borxhi ose ka të ngjarë të përjetojnë probleme.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit Tri Net Film Fest nis edicionin 2025. Salla e Neues Kino mirëpriti mbrëmë natën e parë... -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil -
Shtëpitë e të moshuarve në kantonin Aargau po arrijnë kapacitetin maksimal. -
Trenat e natës: Sa të dobishëm janë dhe çfarë mund të ofrojnë? -
Kërkimet më të shpeshta në Google në Zvicër në vitin 2025













