Lajme
Brokoli është një ndër perimet më të shëndetshme
Brokoli është një ndër perimet më të shëndetshme që kemi. Në mënyrë që të përfitojmë nga vetitë e tij, duhet pasur kujdes si e gatuajmë. Mënyra e zakonshme e përgatitjes, siç është zierja, i shkatërron vitaminat e shëndetshme, si vitaminat C dhe B, përcjell albinfo.ch.
Hulumtimet thonë se kjo mënyrë e përgatitjes e ndalon trupin të absorbojë përbërje të quajtura glukosinolate, gjë që mund të luajë rol në uljen e rrezikur për kancer të mushkërive të bardha dhe të zorrës së trashë.
Në një hulumtim në vitin 2011, hulumtuesit kanë krahasuar nivelin e glukosinolateve tek njerëzit që kanë ngrënë brokoli dhe tek ata që kanë marrë shtesa nga ekstrakt i brokolit.
Kanë zbuluar që kjo perime përmban proteina të rëndësishme që ndihmon të tresë glukosinolatet për absorbim, ndërsa shtesat nga ekstrakti nuk e kanë pasur këtë proteinë. Pjesëmarrësit të cilët kanë përdorur shtesa artificiale, kanë pasur tetë herë më pak glukosinolate në gjak dhe në urinë, sesa ata që e kanë ngrënë brokolin e freskët.
Zierja e gjatë e kësaj perimeje ul nivelin e kësaj enzime. Zgjidhja për këtë problem është të ruani ujin e zierjes për ta përdorur më vonë. Shumë hulumtues rekomandojnë ruajtjen e ujit të brokolit për ta përdorur në supë ose sos.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Düsseldorf organizon mbrëmje letrare me autoren Jehona Kicaj U prezantua romani debutues “ë”, i cili është përfshirë në listën e ngushtë të “Deutscher Buchpreis... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova -
Mehas Alija: “I marrim seriozisht këto shqetësime, janë pjesë e debatit demokratik” -
Francë
Në Francë mbahet edicioni i tretë i Ekselencës Sipërmarrëse të Diasporës Frankofone -
Teatri “Mërgimtari” nga Kroacia sjell në Shqipëri shfaqjen “Kukulla”
Jeta në Zvicër
-
Përse Zvicra është vendi më i mirë në botë për emigrantët Me 86 nga 100 pikë të mundshme, Zvicra kombinon një mjedis të qëndrueshëm ekonomik, arsim të... -
Rritet pesimizmi financiar në Zvicër -
Çmimet e naftës: Këshilli Federal refuzon ndërhyrjen -
Kompanitë në Indeksin e Tregut Zviceran lëshojnë 663 milionë ton CO2 -
Crans-Montana: Një i dyshuar bashkëpunon me drejtësinë











