Lajme
Sa energji ka prodhuar BE nga burimet e ripërtëritshme?
Sipas një studimi, Bashkimi Evropian ka prodhuar më shumë energji elektrike nga burimet e rinovueshme të energjisë se kurrë, që nga pushtimi rus i Ukrainës.
‘’Midis marsit dhe shtatorit, 24% e energjisë elektrike të BE-së erdhi nga energjia diellore dhe e erës’’, sipas një raporti të publikuar nga grupet kërkimore ”Ember” dhe E3G.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, BE-ja ka rritur prodhimin e energjisë elektrike nga këto dy burime të energjisë me tre pikë përqindje, transmeton dpa, përcjell Albinfo.ch.
Një total prej 345 teravatë orë (TWh) erdhën nga era dhe dielli gjatë periudhës së vlerësuar në 2022, një rritje prej 39 TWh krahasuar me 2021.
Sipas studimit, Gjermania ka shënuar gjithashtu një rekord me 104 TWh energji elektrike nga dielli dhe era që nga marsi.
Gjithsej 19 vende të BE-së kanë arritur prodhimin rekord të energjisë elektrike nga era dhe dielli, përfshirë Francën, Italinë, Poloninë dhe Spanjën.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët janë të kënaqur me jetën, por kritikë ndaj vendit të tyre Zvicra është një vend me njerëz të kënaqur me një pikëpamje kritike për atdheun e tyre,... -
Vala e të nxehtit në Zvicër pritet të vazhdojë të paktën deri të enjten -
Zvicra rishikon marrëveshjen me BE-në për mbrojtjen e pagave -
Zvicra harton plan kombëtar për rritjen e sigurisë në transportin publik -
Sistemi i ri kufitar i BE-së zbulon mijëra shkelës të rregullit 90/180 ditë











