Lajme
Pfizer nën hetime, dyshohet se ka fshehur 1.2 miliardë euro
Gjiganti farmaceutik Pfizer është nën hetim nga autoritetet italiane, pasi dyshohet se ka fshehur 1.2 miliardë euro fitime nga autoritetet tatimore. Guardia di Finanzia, në bashkëpunim me Agjencinë e të Ardhurave, ka nisur një kontroll tatimor, i cili po vazhdon ende dhe nuk ka një raport përfundimtar vlerësimi. Sipas raporteve të agjencisë Bloomberg, dega italiane e Pfizer ka transferuar 1.2 miliardë euro fitime në vende të tjera për të shmangur pagimin e taksave mbi fitimet.
“Pfizer është në përputhje me ligjet dhe rregulloret tatimore italiane”, deklaroi zëdhënësi i kompanisë, duke folur për “hetime rutinë” për të cilat Pfizer thotë se është i gatshëm të bashkëpunojë, raporton Reuters, përcjell Albinfo.ch.
Hetimi lidhet me vitet 2017, 2018 dhe 2019, para pandemisë Covid. Sipas raporteve Pfizer, Italia do të kishte transferuar 1.2 miliardë euro në degët e lidhura me Pfizer Production dhe Pfizer Manufacturing në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Holandë për të shmangur taksat mbi fitimet.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg Ai pranoi të gjitha akuzat dhe dënimin, duke ju drejtuar kryegjyqtarit në gjermanishten zvicerane: "Gjithçka është... -
Gjysmëvjetori i Swatch-it: Rritet shitja, ulet fitimi -
Ulje çmimesh te prodhuesi i çokolatës Lindt & Sprüngli -
Elina Duni performoi në edicionin jubilar të Montreux Jazz Festival -
Merz: Zviceranët punojnë 200 orë më shumë se gjermanët











