Lajme
Pasojat që lë Covid-19 në tru
Mjegull mendore, vështirësi në kujtesë dhe përqendrim, probleme me nuhatjen. Këto shqetësime kanë qenë prej kohësh të qarta se Covid, edhe nëse kontraktohet në një formë të butë, mund të ketë një ndikim në tru. Shumë vështirësi të raportuara nga pacientët me Covid të gjatë, janë simptoma neurologjike. Një studim i sapopublikuar në “Molecular Psychiatry” i shton kësaj njohurie paraprake një pjesë mbi dëmet e SARS-CoV-2. Virusi mund të shkaktojë një zinxhir reaksionesh inflamatore në tru të ngjashëm me ato të disa sëmundjeve neurodegjenerative si Parkinson dhe Alzheimer, raporton cnn, përcjell albinfo.ch.
Një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Queensland në Australi ka studiuar efektet e virusit Covid në “mikroglia”, grupi i qelizave imune në tru të përfshira në mënyra të ndryshme në përparimin e demencës dhe sëmundjeve të tjera neurodegjenerative. Ekipi shumëzoi qelizat e mikroglisë në laborator dhe më pas i infektoi me SARS-CoV-2. Inflamazomet e formuara brenda qelizave, komplekse multiproteinike të afta për të aktivizuar një sërë reaksionesh inflamatore që në fund prodhojnë vdekjen qelizore. Me kalimin e kohës dhe te njerëzit e predispozuar për të zhvilluar sëmundje neurodegjenerative, kjo masakër e heshtur e neuroneve mund të çojë në demenca ose Parkinson.
Studimet sugjerojnë se virusi Covid ndërvepron drejtpërdrejt me mikroglia dhe mund të aktivizojë të njëjtën përgjigje inflamatore në të, që shkaktohet në disa sëmundje neurodegjenerative dhe që kontribuon në zhvillimin e tyre.
“Pra, nëse dikush është i predispozuar për Parkinson, të kesh Covid mund të jetë si t’i shtosh më shumë bezinë zjarrit në tru”, tha Trent Woodruff, autor i studimit.
“E njëjta gjë mund të jetë e vërtetë për ata që janë të predispozuar ndaj Alzheimerit dhe demencave të tjera të lidhura me inflamazomet”.
Zbulimi mund të hapë skenarë shqetësues për shëndetin publik në të ardhmen, duke pasur parasysh numrin e tepruar të njerëzve që tani janë infektuar me Covid. Megjithatë, lajmi i mirë është se disa frenues të proceseve inflamatore të testuara aktualisht në provat klinike duket se bllokojnë këtë zinxhir reaksionesh, si te minjtë e infektuar me Covid, ashtu edhe në qelizat mikroglia të infektuara me virusin në laborator. Prandaj, në të ardhmen, ne mund të kemi ilaçe të afta për të luftuar dëmtimin neurologjik të shkaktuar nga sëmundja, të paktën në pjesën që lidhet me inflamacionin.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih













