Lajme
BAG: Vazhdon rënia e ngarkesës së spitaleve dhe e infeksioneve të reja
Aktualisht janë 46 pacientë me Covid-19 në kujdes intensiv ose 27 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar sot 20,951 raste të reja që kanë rezultuar pozitive për virusin korona gjatë javës së fundit.
Kjo e vendos mesataren 7-ditore në 3018 që është 14 për qind më pak se në javën e kaluar.
Incidenca 14-ditore aktualisht është 561.42.
BAG raporton 288 shtrime të reja në spital, mesatarja 14-ditore e të cilave është 42 në ditë. 903 persona aktualisht po trajtohen në spital për Covid-19 dhe kjo është 14 për qind më pak se në javën e kaluar.
Aktualisht janë 46 pacientë me Covid-19 në kujdes intensiv ose 27 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar.
BAG raporton 17 raste të reja të vdekjes.
E-Diaspora
-
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë Policia dhe familja kërkojnë ndihmë për gjetjen e djalit të zhdukur që nga mëngjesi i sotëm... -
Poloni
Kori i Filharmonisë së Kosovës hap Festivalin “4 Tradita” në Kraków -
Nju-Jork
“United FestivAlb” bashkon diasporën shqiptare në Nju-Jork -
Londër
Violinistja Alda Dizdari mahnit publikun londinez në koncertin në “St. James Piccadilly” -
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare
Jeta në Zvicër
-
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15 Flamur Ademi, talenti shqiptar nga Kreuzlingeni që fiton vendin në St. Gallen U15... -
Zvicrës po i mbarojnë kombinimet e targave, Parlamenti kërkon lejimin e targave të personalizuara -
Lucern: Gruaja gjendet në banesën e saj disa muaj pasi kishte vdekur -
Mundësi me rrënjë shqiptare, Naim Fejzaj kthehet në ring pas sulmit në tru -
Zvicër: Shitjet me pakicë, në rënie












