Lajme
CIA parajmëron Rusinë për pasojat në rast të përdorimit të armëve bërthamore
Shefi i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) në Shtetet e Bashkuara, William Burns, takoi më 14 nëntor në Turqi homologun e tij të inteligjencës ruse, Sergey Naryshkin.
Sipas një zyrtari të Këshillit për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, në këtë takim u nënvizuan pasojat nëse Rusia vendos të përdorë armë bërthamore në Ukrainë.
Ky zyrtar, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se Burns dhe Naryshkin nuk diskutuan për zgjidhjen ose marrëveshjen e luftës në Ukrainë.
Në këtë takim, sipas tij, Burns diskutoi gjithashtu edhe për çështjet e Brittney Griner dhe Paul Whelan.
SHBA-ja ka thënë gjatë verës se i ka bërë “ofertë” serioze Rusisë për lirimin e yllit të basketbollit, Griner, e cila u dënua në gusht të këtij viti me nëntë vjet burgim, pasi policia tha se i kishin gjetur vaj kanabisi në bagazhin e saj. Ndërsa Whelan është dënuar në vitin 2020 me 16 vjet burgim në Rusi, nën akuzat për spiunim./rel
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih kanë publikuar udhëzimet zyrtare... -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe”
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti












