Futboll
Kupa e Botës me 32 vende, zviceranët më të pasurit
Në krye të klasifikimit renditet Zvicra, me 93.457 dollarë, kurse SHBA renditet e dyta, me 69.287 dollarë
Do të jenë 32 vendet që do të marrin pjesë në Kupën e Botës në Katar, e cila do të nisë më 20 nëntor.
32 vende tërësisht të ndryshme mes tyre, si për traditat, edhe për historinë, jo vetëm nga pikëpamja futbollistike, por edhe nga pikëpamja ekonomike.
Sot do të bëjmë një renditje të vendeve pjesëmarrëse, në bazë të PBB (Prodhimi i Brendshëm Bruto) nominale dhe PBB (Prodhimi i Brendshëm Bruto) për frymë, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
Italia është jashtë Kupës së Botës dhe përfundimisht do të renditej e 6-a për PBB nominale, nën Francën dhe mbi Kanadanë, me një GDP nominale prej 2.1 trilionë dollarësh dhe e 14-ta në PBB për frymë, me 35.551 dollarë.
Vendet më të pasura në Botërorin e Futbollit – Klasifikimi në bazë të PBB nominale
Duke analizuar PBB nominale të vitit 2021, të shprehur në miliard dollarë amerikanë, në krye të klasifikimit është SHBA, me 23.000 miliardë dollarë, ndjekur nga Japonia (4.937 miliardë) dhe Gjermania (4.223 miliardë).
Top 5 mbyllet me Anglinë (3.198 miliardë) dhe Francën (2.937 miliardë).
Në fund të klasifikimit shohim tre vende afrikane Tunizinë (47 miliardë), Kamerunin (45 miliardë) dhe Senegali (28 miliardë).
Klasifikimi i plotë
- SHBA: 23.000 miliardë dollarë;
- Japoni: 4.937 miliardë;
- Gjermani: 4.223 miliardë;
- Angli: 3.198 miliardë;
- Francë: 2.937 miliardë;
- Kanada: 1.991 miliardë;
- Koreja e Jugut: 1.799 miliardë;
- Brazil: 1.609 miliardë;
- Australi: 1.543 miliardë;
- Spanjë: 1.425 miliardë;
- Meksikë: 1.293 miliardë;
- Holandë: 1.019 miliardë;
- Arabia Saudite: 834 miliardë;
- Zvicër: 812 miliardë;
- Poloni: 674 miliardë;
- Belgjikë: 600 miliardë;
- Argjentinë: 492 miliardë;
- Danimarkë: 397 miliardë;
- Portugali: 250 miliardë;
- Iran: 232 miliardë;
- Katar: 180 miliardë;
- Marok: 133 miliardë;
- Ekuador: 106 miliardë;
- Gana: 77,6 miliardë;
- Uells: 77,5 miliardë;
- Kroaci: 68 miliardë;
- Kosta Rika: 64 miliardë;
- Serbi: 63 miliardë;
- Uruguai: 59 miliardë;
- Tunizi: 47 miliardë;
- Kamerun: 45 miliardë;
- Senegal: 28 miliardë.
Vendet më të pasura në Botërorin e Futbollit – Klasifikimi në bazë të PBB për frymë
Duke marrë në konsideratë PBB për frymë për çdo vend, gjithnjë duke iu referuar vitit 2021, dhe të shprehur në miliardë dollarë amerikanë, klasifikimi ndryshon radikalisht. Në krye të klasifikimit renditet Zvicra, me 93.457 dollarë, kurse SHBA renditet e dyta, me 69.287 dollarë.
Në pozicionet e para gjejmë edhe Danimarkën (67.803 dollarë) dhe Katarin (61.276 dollarë).
Klasifikimi mbyllet me sërish tre vende afrikane: Gana (2.447 dollarë), Kameruni (1.661 dollarë) dhe Senegali (1.606 dollarë).
Klasifikimi i plotë
- Zvicër: 93.457 dollarë;
- SHBA: 69.287 dollarë;
- Danimarkë: 67.803 dollarë;
- Katar: 61.276 dollarë;
- Australi: 59.934 dollarë;
- Holandë: 58.061 dollarë;
- Kanada: 52.051 dollarë;
- Belgjikë: 51.767 dollarë;
- Gjermani: 50.801 dollarë;
- Francë: 43.518 dollarë;
- Japoni: 39.285 dollarë;
- Angli: 37.451 dollarë;
- Spanjë: 36.115 dollarë;
- Koreja e Jugut: 34.757 dollarë;
- Uells: 28.132 dollarë;
- Portugalia: 24.262 dollarë;
- Arabia Saudite: 23.585 dollarë;
- Poloni: 17.840 dollarë;
- Kroaci: 17.389 dollarë;
- Uruguai: 17.020 dollarë;
- Kosta Rika: 12.508 dollarë;
- Argjentinë: 10.729 dollarë;
- Meksikë: 9.926 dollarë;
- Serbi: 9.214 dollarë;
- Brazil: 7.518 dollarë;
- Ekuador: 5.934 dollarë;
- Tunizi : 3.924 dollarë;
- Marok: 3.496 dollarë;
- Iran: 2.756 dollarë;
- Ganë: 2.445 dollarë;
- Kamerun: 1.661 dollarë;
- Senegal: 1.606 dollarë.
E-Diaspora
-
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat? Kryeministri Albin Kurti, gjatë prezantimit të programit të tij qeverisës për mandatin e tretë në Kuvend,... -
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla Një studim i ri tregon se tetë nga dhjetë zviceranë mbështesin ndalimin e telefonave celularë në... -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në -
Zvicër: Ne ende i duam paratë, por nuk po i përdorim












