Lajme
Erdogan shpreson në një marrëveshje paqeje mes Rusisë e Ukrainës
Në Samitin e 38-të të Komitetit të Përhershëm për Bashkëpunim Ekonomik dhe Tregtar të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, që u mbajt në Stamboll, presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, iu rikthye edhe njëherë çështjes së Ukrainës.
Lideri turk u shpreh optimist se janë të gjitha mundësitë që ende të arrihet një zgjidhje diplomatike mes dy vendeve, për t’i dhënë fund konfliktit të përgjakshëm që zgjat prej muajit shkurt.
Këtë optimizëm, Erdogan e bazon te marrëveshjet e arritura gjatë kësaj kohe mes Rusisë dhe Ukrainës për hapjen e korridorit të grurit dhe shkëmbimit të robërve të luftës, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
“Që nga dita e parë, ne kemi punuar për të ndalur luftën Rusi-Ukrainë dhe për të ndalur gjakderdhjen. Duke përfituar nga miqësia jonë e ngushtë me të dy liderët, ne afruam autoritetet ruse dhe ukrainase në vendin tonë për arsye të ndryshme. Hapja e korridorit të grurit përmes Detit të Zi dhe shkëmbimi i të burgosurve tregoi se një zgjidhje diplomatike është e mundur”, tha Erdogan.
E-Diaspora
-
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 Rreth 2.26 milionë shqiptarë jetojnë aktualisht jashtë vendit të lindjes, duke përbërë një prani të konsoliduar... -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në Partnerët socialë në Zvicër kanë arritur marrëveshje për mbrojtjen e pagave në kuadër të paketës së... -
Zvicër: Ne ende i duam paratë, por nuk po i përdorim -
Trump kritikon sërish Zvicrën -
Ushtria Zvicerane ndalon përkohësisht 238 tanke për shkak të defekteve teknike -
Zviceranët blejnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit, pavarësisht masave qeveritare













