Lajme
BE-ja pritet të krijojë gjykatë për hetimin e krimeve të luftës nga Rusia në Ukrainë
Bashkimi Evropian do të punojë për të ngritur një gjykatë të specializuar të mbështetur nga OKB-ja për të hetuar krimet e mundshme të luftës të kryera nga Rusia në Ukrainë. Kështu është shprehur presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, në një postim në Twitter, teksa njofton që ekzekutivi europian në orët e ardhshme do t’i dërgojë vendeve anëtare një propozim ad hoc për të lejuar që përgjegjësitë e Rusisë të gjykohen përballë një gjykate, transmeton a2, përcjell albinfo.ch.
“Rusia duhet të paguajë krimet e tmerrshme në Ukrainë. Ne do të bashkëpunojmë me Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe do të kontribuojmë në krijimin e një tribunali të specializuar për të gjykuar krimet e Rusisë. Me partnerët tanë, ne do të sigurohemi që Moska të paguajë për shkatërrimin që ka shkaktuar, me fondet e ngrira të oligarkët dhe asetet e bankës së saj qendrore”, njofton presidentja e KE-së.
Ukraina ka bërë presion për krijimin e një gjykate speciale për të ndjekur penalisht liderët ushtarakë dhe politikë rusë për luftën dhe propozimi i BE-së u mirëprit nga shefi i shtabit të presidentit ukrainas.
Të martën, ministrat e drejtësisë të G7 ranë dakord gjithashtu të krijojnë një rrjet për të koordinuar hetimet për krimet e luftës në Ukrainë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti












