Lajme
Rrëfehet tifozja shqiptare, tifozët serbë thirrën sigurimin
Një ndeshje vërtet emocionuese ka qenë ajo e së premtes mbrëma e Zvicrës kundër Serbisë në Kampionatin Botëror 2022, përcjell albinfo.ch.
Ndeshja, e cila përfundoi në rezultat 3-2 në favor të helvetikëve, sigurisht që pati doza të mëdha patriotizmi edhe për popullin shqiptar, pasi dy nga lojtarët e ndeshjes janë shqiptarë të Kosovës.
Xherdan Shaqiri është ai i cili shënoi dhe asistoi gola, ndërsa Granit Xhaka u përfshi në një grindje me bankën rezervë të serbëve – e cila është shndërruar në temën e momentit në rrjetet sociale.
Por larg vëmendjes nuk mbeti as një tifoze shqiptare, e cila ishte prezente në Stadiumin 974, ku po zhvillohej ndeshja, e cila u xhirua duke u larguar me simbolin e shqiponjë dykrenare.
Mësohet se identiteti i vajzës në fjalë është Anila Mahalla, e cila nuk ka mundur ta mbajë përbrenda ndjenjën e patriotizmit, por e ka shprehur atë përkundër faktit që thirrjet e tilla me raste të caktuara janë ‘të dënueshme’ nga FIFA.
Anila Mahalla, përmes një sqarimi në rrjetin social Instagram, ka sqaruar se çfarë në të vërtetë ndodhi në tribunat e ndeshjes Zvicër – Serbi.
“Kjo jam unë. Unë nuk e dëbova, unë po shkoja të flisja me ta, se pse po shfaqja flamurin e Kosovës, sepse ata e morën atë shqiptar dhe të gjithë tifozët serbë ishin ‘të çmendur’ dhe të zemëruar dhe ofendues, unë isha në mesin e tyre, kur arrita Shaqiri dha golin e parë dhe zemra ime shpërtheu. Ishte momenti kur tregova flamurin dhe ata filluan të thërrisnin sigurimin dhe nuk u ndalën. Ky ishte momenti im për të dalë, për të folur me ta për të ndryshuar ulësen”, ka shkruar ajo në postimin sqarues në Instagram.
Me fitoren në fjalë, Zvicra ka ecur tutje në raundin e radhës të Kampionatit Botëror, ku e pret ndeshja me Portugalinë.
E-Diaspora
-
9-vjeçarja Moda Ademi performoi në koncertin Rock Pop Jazz Night Para një pjesëmarrje të madhe të publikut, 9-vjeçarja shqiptare, Moda Ademi, performoi në koncertin Rock Pop...
-
Prof. Dr. Schader: Pa përpjekjet e duhura, shqipja në Zvicër rrezikon të shuhet pas dy brezave
-
Shqipja në Zvicër, pak histori dhe disa probleme aktuale
-
Artistja shqiptare, pjesë e filmit hollivudian, flet shqip
-
Vjenë
Suedi: Ekipi “kikiriki” nga Vjena fitoi vendin e parë në konkursin “Kuizi i Diturisë”
Jeta në Zvicër
-
9-vjeçarja Moda Ademi performoi në koncertin Rock Pop Jazz Night Para një pjesëmarrje të madhe të publikut, 9-vjeçarja shqiptare, Moda Ademi, performoi në koncertin Rock Pop...
-
Migrimi ndërmjet kantoneve zvicerane – fituesit dhe humbësit
-
Rritje e racizmit në shkollat zvicerane
-
Në këtë kohë dhe vend priten kolona për festat publike në Zvicër
-
Vazhdon ulja e shkallës së papunësisë në Zvicër