Lajme
Rritet rreziku i përdorimit të armëve bërthamore
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është shprehur ditën e sotme se kërcënimi për një luftë të mundshme bërthamore është në rritje.
Deklaratat lideri rus i bëri gjatë një video-konference në një takim të Këshillit të tij për të Drejtat e Njeriut këtë pasdite.
Putin pohoi gjithashtu se Rusia nuk ka armë bërthamore taktike në vende të tjera,“ndryshe nga Shtetet e Bashkuara”. Ai shtoi se Kremlini i ka armët më të avancuara, por nuk do që t’i përdorë.
Po ashtu, Putin tha se nuk është ai që e nisi luftën në Ukrainë, por përkundrazi, sipas tij, çdo gjë nisi me një grusht shteti në vitin 2014, kur Krimeja u pushtua nga Moska, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
Ai shtoi gjithashtu se Rusia nuk ka pasur asnjë shans për të zgjidhur situatën në Ukrainë”, ku forcat e Kremlinit kanë nisur luftën që nga fundi i shkurtit.
Putin më pas pretendoi se Polonia, e cila është fqinje me Ukrainën, shpreson të pushtojë territore në perëndim të vendit. Polonia ka mirëpritur miliona refugjatë ukrainas në muajt e fundit.
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut Sipas paditësit, një oficer policie mashkull dhe një femër e kishin sulmuar atë pa qenë të... -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale












