Lajme
Pse nuk duhet ta mbushni telefonin në veturë?
Shumë njerëz përfitojnë nga rruga me makinë për të lidhur telefonin e tyre me hyrjet USB ose bazat e induksionit, në mënyrë që pajisja të karikohet. Një veprim i përditshëm, por që nuk është një zgjidhje e mirë për jetëgjatësinë e baterisë së celularit.
Duhet të kuptoni që portat USB janë krijuar për punë që nuk kërkojnë shumë energji dhe nuk kërkojnë transmetim të vazhdueshëm të energjisë, si p.sh. luajtja e muzikës në pajisjet e vjetra MP3. Telefonat celularë e “shohin” këtë lloj transferimi të energjisë elektrike të dëmshme.
Për më tepër, amperazhi që lëshojnë këto porta USB është më i ulët se sa i nevojitet celularëve të sotëm, duke bërë që ato të rikarikohen shumë ngadalë. Rimbushjet shumë të ngadalta, si dhe ato shumë të shpejta, e dëmtojnë baterinë, përcjell albinfo.ch.
Përveç mungesës së amperazhit, një faktor tjetër që shkurton jetëgjatësinë e baterive është se telefonat celularë janë krijuar për t’u rimbushur me karikuesin e tyre origjinal dhe kabllon nga një prizë. Ndodh që shumë përdorues përdorin kabllo karikimi jo origjinale për të karikuar telefonin në portën USB të makinës. Këto kabllo shkaktojnë probleme në qarkun e pajisjes dhe, përveç kësaj, ata nuk e shkëputin daljen e rrymës kur karikimi ka përfunduar. Duke vazhduar të tërheqin rrymë, ato gjithashtu reduktojnë jetëgjatësinë e baterisë.
E-Diaspora
-
Një histori suksesi në zemër të Cyrihut: “Helvetia Gold” flet shqip Në zemër të Cyrihut, në një nga rrugët më të njohura dhe më shtrenjta të qytetit,... -
Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Austri do të organizojë simpoziumin e radhës shkencor -
Alban Skenderaj mobilizon shqiptarët e Zvicrës -
Samiti i Diasporës Shqiptare merr vëmendje globale: Mesazh nga ‘Times Square’ për lidhjen me atdheun -
Konsullata e Kosovës në Düsseldorf organizon mbrëmje letrare me autoren Jehona Kicaj
Jeta në Zvicër
-
Sa viza Shengen jep Zvicra dhe kujt i jep? Në vitin 2025, ambasadat zvicerane kanë lëshuar mbi gjysmë milioni të ashtuquajtura viza Shengen për njerëz... -
Sistemi automatik i tarifave do të testohet në transportin publik zviceran -
Prof. dr. Florim Cuculi ligjëron për sëmundjet kardiovaskulare për komunitetin shqiptar në Lozanë -
Sot fillon Samiti i Katërt i Diasporës -
Të rinjtë rekrutohen përmes Snapchat për të vjedhur makina luksoze në Zvicër











