Lajme
Parisi vazhdon të trazohet nga protestat
Kanë vijuar për të dytën ditë radhazi përplasjet e dhunshme mes komunitetit kurd dhe policisë së Parisit, pas vrasjes së 3 personave një ditë më parë në një qendër kulturore kurde nga një i moshuar i armatosur.
Qindra persona u grumbulluan sërish në qendër të kryeqytetit francez dhe u vunë zjarrin kazanëve të mbeturinave si dhe shkatërruan dhjetëra makina përpara se të përplaseshin me forcat e policisë.
Ngjarja ndodhi në sheshin e Republikës, një zonë tashmë e njohur për demonstrata, ku kurdët kishin mbajtur më herët një manifestim paqësor.
Dhuna nisi menjëherë kur pjesëmarrësit në protestë u larguan nga sheshi dhe u përplasën me policinë, e cila u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës, raporton cnn, përcjell albinfo.ch.
Protestat shpërthyen një ditë më parë kur një person i armatosur hyri në një qendër kulturore kurde në distriktin e 10 dhe hapi zjarr ndaj personave të pranishëm. Për pasojë 3 persona humbën jetën, ndërsa 2 të tjerë mbetën të plagosur, në një sulm që është ende i paqartë për autoritetet, të cilit vunë menjëherë në pranga autorin.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit Këtë vit, të huajve u lejohet të vizitojnë përsëri Badi Pruntrut - por ata paguajnë dyfishin... -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë”














