Lajme
Dita e Krishtlindjes kremtohet në katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë
Sot në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë do të mbahet mesha e Ditës së Krishtlindjes.
Mesha do të fillojë nga ora 11:00 e paraditës.
Po ashtu, edhe në Katedralen “Zoja Ndihmëtare” në Prizren do të kremtohet mesha e Ditës së Krishtlindjes.
Besimtarëve katolikë aty do t’u drejtohet edhe Imzot Dodë Gjergji, duke filluar nga ora 11:00.
Ai, mbrëmë me rastin e festës së Krishtlindjes, tha se shqiptarët kanë ndihmuar njëri-tjetrin në rrethana të vështira.
“Por tani nuk po mund të dimë të sillemi në rrethana të mira që na ka dhënë Zoti”, tha Gjergji, sipas të cilit, megjithatë Ipeshkvia po mundohet të ndihmojë besimtarët në mënyra të ndryshme, sikurse përmes Caritasit të Kosovës.
Ai tha se kontributi i Ipeshkvisë ka vazhduar të jetë në nivel, për aq sa është pyetur.
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti













